LAJMI I FUNDIT:

Kisha e Ristozit monumenti i fundit nga shekulli XIV

Kisha e Ristozit monumenti i fundit nga shekulli XIV

Vijon puna për restaurimin e Kishës së Ristozit në Mborje të Korçës.

Përgjatë inspektimit të fundit në objekt ishte i pranishëm edhe profesor Pirro Thomo, i cili së bashku me specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë diskutuan mbi ndërhyrjen e konsolidimit strukturor dhe arkitektonik të kupolës dhe tamburit të kishës.


Faza e tretë e punimeve në këtë pasuri kulture konsiston në konsolidimin e kupolës dhe tamburit, si dhe restaurimin arkitektonik të saj. Gjithashtu, po kryhet edhe konservimi dhe restaurimi i pikturës murale.

Kisha e Ristozit, monument kulture i kategorisë së I-rë, bën pjesë në tipologjinë e kishave në formë kryqi të brendashkruar me kupolë, pa mbështetje të brendshme. Kjo kishë është monumenti i fundit i datuar i shekulli XIV që njihet në Shqipëri. /ata/

Në trend Kultura

Më shumë
VETMI

VETMI

Fjala+
Tedi Papavrami: Krijimtaria e lartë, fryt i vuajtjes njerëzore

Tedi Papavrami: Krijimtaria e lartë, fryt i vuajtjes njerëzore

Kulture
TI MË GJETE

TI MË GJETE

Poezi
ZEMRA IME

ZEMRA IME

Poezi
“Njeri i madh”, si shaka …

“Njeri i madh”, si shaka …

Kulture
Mendja e robëruar

Mendja e robëruar

Fjala+
Kalo në kategori