LAJMI I FUNDIT:

KIPRED diskuton për pastrimin e parave në Kosovë

KIPRED diskuton për pastrimin e parave në Kosovë

Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) dhe OJQ Syri i Vizionit (SiV) sot organizojnë tryezën e rrumbullakët “Reagimi ndaj Pastrimit të Parave në Kosovë: Në Mes të Politikave dhe Praktikës”, në të cilën do të prezantohen dhe diskutohen të gjeturat kryesore dhe rekomandimet e raportit me të njëjtin titull.

Sipas njoftimit, kjo tryezë organizohet në kuadër të projektit “Përmbushja e kërkesave të BE-së për qeverisje të mirë, për Integrimin e mëtejshëm Evropian të Kosovës”, të financuar dhe mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. /Telegrafi/