LAJMI I FUNDIT:

Kina e quan provokim prezencën e anijes amerikane në detin e saj jugor

Kina e quan provokim prezencën e anijes amerikane në detin e saj jugor

Pekini e ka quajtur praninë e anijes luftarake amerikane pranë një ishulli të diskutueshëm në Detin e Kinës Jugore “një provokim serioz politik dhe ushtarak”.

Anija USS Stethem lundroi në afërsi të ishullit Triton, pjesë e arkipelagut të Ishujve Paracel, të pretenduar nga Kina dhe të tjerët.


Kina u përgjigj duke dërguar anije ushtarake dhe avionë luftarakë në ishull.

Ngjarja ndodhi disa orë para se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe homologu kinez, Xi Jinping të flisnin në telefon, transmeton KP.

Gjatë bisedës, Xi i tha Trump se “faktorët negativë” po ndikonin në marrëdhëniet SHBA-Kinë, sipas televizionit shtetëror kinez.

Shtëpia e Bardhë  përmes një deklarate nuk tha nëse kishin diskutuar incidentin.