LAJMI I FUNDIT:

‘Kimikati’ vjen në bashkëpunim me Petro Xhorin

‘Kimikati’ vjen në bashkëpunim me Petro Xhorin

Petro Xhori dhe Olsi Bylyku e kanë publikuar këngën e re, “1 gotë dashni”, të cilën e kanë kompletuar edhe nga na vizuale.

Muzikën e kësaj kënge e ka bërë kantautori i suksesshëm, Irkenc Hyka.


Sa i përket tekstit, atë e kanë shkruar vet dy interpretuesit, Petro dhe Olsi.

Kënga është projekt i Unix Production, ndërsa miksimin dhe masterizimin e ka bërë JoJo.

Për realizimin e videoklipit është angazhuar produksioni Imagine Films.

“Ky është bashkëpunimi im më i ri me mikun tim, Petro Xhori! Faleminderit lokut të zemrës Irkenc Hyka dhe JoJo për këtë projekt të mrekullueshëm”.

“Shpresoj t’ju pëlqejë dhe të jete një nga këngët që shoqërojnë verën tuaj”, ka shkruar Olsi në Instagram, i cili njihet për rolin e Kimikatit në spektaklin e humorit, Portokalli. /Telegrafi/