LAJMI I FUNDIT:

Kim vazhdon të sjellë imazhe provokuese nga pushimet në Bahamas me të dashurin Pete Davidson

Kim vazhdon të sjellë imazhe provokuese nga pushimet në Bahamas me të dashurin Pete Davidson

Kim Kardashian nuk po lejon që asnjë dramë me ish-bashkëshortin e saj, Kanye West, ta pengojë në postimin e fotografive me bikini.

Të hënën, 41-vjeçarja, ndau një seri fotografish nga pushimet në Bahamas me të dashurin e saj, Pete Davidson.


“Nëna natyrë”, ka qenë përshkrimi që ka vendosur krahas këtyre imazheve provokuese.

Kim Kardashian (Foto: Instagram)

Megjithatë, në anën tjetër ajo është duke u përballur me akuza të mëdha nga ish-partneri për çështjen e fëmijëve të tyre.

Reperi në një intervistë të dhënë për Hollywood Unlocked u duk se sugjeroi se Kim po e pengonte disi ose po ia bënte të vështirë t’i shihte fëmijët e tyre.

Skandali për festën e ditëlindjes ku nuk lejohej hyrja e Kanye West - Kim nuk dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me ish-bashkëshortin
Lexo po ashtu Skandali për festën e ditëlindjes ku nuk lejohej hyrja e Kanye West - Kim nuk dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me ish-bashkëshortin

Ai theksoi se nuk mund të hynte në shtëpinë e yllit të “Keeping Up With the Kardashians” për të parë vajzën North, sepse u pengua nga një roje sigurie.

Kim Kardashian (Foto: Instagram)

Ish-çifti kanë katër fëmijë së bashku, të cilët aktualisht janë bashkë-prindër të: North, tetëvjeçe, Saint gjashtëvjeç, Chicago, katërvjeçe dhe Psalm, dyvjeç.

Më pas, një këngë e re nga Kanye u publikua të premten që kërcënonte se do ta ‘rrihte’ të dashurin e Kim, Pete, 28 vjeç.

Të nesërmen, Kanye bëri pretendime se ai nuk ishte ftuar nga Kim në ditëlindjen e katërt të vajzës së tij, Chicago – që ishte një festë e përbashkët me kushërirën e saj, Stormi Webster.

Kim momentalisht është e fokusuar në marrëdhënien me komedianin e SNL. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Emily Ratajkowski, 50 Cent e shumë të famshëm të tjerë, reagojnë ndaj pamjeve të sulmit të dhunshëm të Diddy-t ndaj ish-të dashurës

Emily Ratajkowski, 50 Cent e shumë të famshëm të tjerë, reagojnë ndaj pamjeve të sulmit të dhunshëm të Diddy-t ndaj ish-të dashurës

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
“Kisha trupin e nxirë” - Rita Lati rrëfehet si asnjëherë më parë, flet për dhunën nga ish-bashkëshorti

“Kisha trupin e nxirë” - Rita Lati rrëfehet si asnjëherë më parë, flet për dhunën nga ish-bashkëshorti

Magazina
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Kalo në kategori