Agjencia e Lajmeve e Nigerisë (NAN) raporton që 'Lupus' është një sëmundje sistemike autoimune që shfaqet kur sistemi imunitar i dikujt sulmon indet dhe organet e tij, duke shkaktuar inflamacion dhe ndikon në sisteme të ndryshme të trupit.

Dhe kjo lloj sëmundje e rrallë është shfaqur edhe te Kim Kardashian, ndërsa u zbulua gjatë premierës së sezonit të 17-të të "Keeping Up with the Kardashians", të dielën mbrëma.


Sipas NAN, Kim 38-vjeçare, tregoi se ajo kishte disa simptoma shqetësuese. "Jam ndjerë kaq e lodhur dhe duart e mia janë vërtetë të fryra. Ndjehem sikur po ndahem, duart e mia janë të mpira", ka thënë Kardashian.

kim kardashian crying 1568048493

Kim spekuloi se bazuar në simptomat ajo besonte se mund të ketë artrit reumatoid, por vendosi të kërkojë një mendim profesional. "Është kaq e frikshme", tha ajo. "Kështu që duhet të shkoj te mjeku dhe të shoh se çfarë po ndodh sepse nuk mund të jetoj kështu".

Mjeku i saj thirri me lajmin se testet e saj të gjakut zbuluan antitrupa të shoqëruar me lupus dhe artrit reumatoid që e lanë Kardashian West në lot dhe 'duke u frikësuar'.

Kujtojmë që ylli botëror shpesh ka ndarë 'luftërat shëndetësore' me fansat e saj, përfshirë problemet me psoriasis dhe shtatzënitë e vështira. /Telegrafi/

GettyImages 1155753247 Kim Kardashian West (Foto: Alex Wong/Getty Images)