LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian vendos në shitje një kosh plehrash prej betoni me çmim 131 euro

Kim Kardashian vendos në shitje një kosh plehrash prej betoni me çmim 131 euro

Kim Kardashian tani bën dekorimin e shtëpisë.

Pasi na shiti me sukses veshjet e modeleve, të brendshmet, grimin, kujdesin e lëkurës dhe lojërat, ylli ka lansuar një linjë aksesorësh për banjë si pjesë e markës së saj Skkn by Kim.


Por mbajtja e koshit tuaj të ri të mbeturinave të projektuar nga Kardashian do të jetë një stërvitje – sepse ai, së bashku me gjithçka tjetër në koleksionin minimalist, është bërë nga betoni i pastër.

Gama përfshin pesë copa, të gjitha të disponueshme për blerje duke filluar nga 16 tetori: koshi i sipërpërmendur i plehrave (131 euro), një tabaka koshi (66 euro), një kuti faculetash (90 euro), një kuti (66 euro) dhe një enë e rrumbullakët (70 euro).

Palët e interesuara mund të marrin gjithashtu një paketë me pesë artikujt për 360 euro.

Plus, pastrimi do të jetë i vështirë. Faqja e internetit e markës sugjeron përdorimin e një lecke të lagur dhe detergjent të butë, por kujdes ndaj peshqirëve me leckë ose mikrofibër, pasi tekstura e betonit do t’i shkatërroj ato. /Telegrafi/