LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian nuk i ndal paraqitjet provokuese, teksa promovon linjën e saj të re të bikineve

Kim Kardashian nuk i ndal paraqitjet provokuese, teksa promovon linjën e saj të re të bikineve

Kim Kardashian West po punon shumë për t’u bërë një avokate, së fundmi ajo ndau me fansat një paraqitje të shkurtër të punës që ka bërë rreth dokumentarit të saj të ri.

Por, ylli i serialit “Keeping Up with the Kardashians” po qëndron gjithashtu e zënë me linjën e saj të bikinive, pasi ajo punon nga shtëpia gjatë izolimit.


Ajo shfaqi linjat e saj atraktive të trupit teksa promovoi linjën e re nga marka e saj “Skims”, duke promovuar koleksionin e quajtur “Smooth Essentials”, shkruan DailyMail.

39-vjeçarja dukej provokuese dhe në top formë, teksa pzoonte me bikinit e zeza nga linja e saj e re.

Ndërkohë, llogaria e “Skims” në Instagram publikoi një fotografi tjetër të saj në të dielën, ku bukuroshja shfaqej e shtrirë nën diell mbi një shkëmb.

Këto imazhe provokuese u publikuan kur Kim dha premierë ‘trailer’-in e dokumentarit të saj me titull “Kim Kardashian West: The Justice Project”, të dielën.

Në këtë dokumental ajo tregon avokimin e saj për reformën në burg me fushatën e quajtur #Cut50, një iniciativë për të ulur burgosjen masive.

Ajo në ‘trailer’-in e dokumentarit thotë: “Ka shumë njerëz që marrin vendime të këqija pas një traumatizmi gjatë gjithë jetës. Njerëzit meritojnë një shans të dytë”.

Kohët e fundit ajo i tha The Hollywood Reporter për ndikimin e degës së juridikut nga babai i saj, Robert Kardashian, i cili është avokat me profesion.

“Ndoshta ndër në vite në shpirtin tim kjo ishte ajo që unë do të kisha dashur të bëja”, ka thënë Kim. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina

"Më kujtohet sa me fat jam që ishe nëna ime", Adelina dhe Zanfina kujtojnë Monën në tetë vjetorin e vdekjes së saj

Magazina
Kalo në kategori