LAJMI I FUNDIT:

Cattrall tregon arsyen pse refuzon të luajë në “Sex and the City”: Nuk do të isha e lumtur nëse do ta luaja sërish Samanthan

Cattrall tregon arsyen pse refuzon të luajë në “Sex and the City”: Nuk do të isha e lumtur nëse do ta luaja sërish Samanthan

Muajt e fundit po përflitet për fillimin e xhirimeve të pjesës së tretë të filmit “Sex and the City”.

Por, problemi më i madh është te një yll, dhe është e famshmja Samantha, e luajtur nga Kim Cattrall.

Ajo nuk dëshiron më të luajë karakterin e biondinës, ndërsa producentëve të filmit ua ka rekomanduar një kolege të saj, e cila mund ta zëvendësonte denjësisht.

“Sofia Vergara është vetëm njëra prej tyre që mund të jetë Samantha Jones. Unë besoj se ajo do të më zëvendësonte në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Kim.

Akuzat e shumta në adresë të aktores për mospjesëmarrje në vazhdimin e tretë i ka bërë aktorja Sarah Jessica Parker, e cila luan rolin e Carrie Bradshawt.

Gjithashtu ka pasur spekulime se Cattrall po refuzon të bashkëpunojnë shkaku i honorarit të vogël.

Megjithatë, ‘Samantha’ ka vendosur të flasë publikisht rreth kësaj teme, duke thënë se është e përkushtuar në projekte të reja.

“Unë ka një vit që po them se nuk dua të xhiroj vazhdimin e filmit. Dua të punoj në projekte të reja. Nuk do të isha e lumtur nëse do ta luaja sërish Samanthan”, është shprehur ajo.

Kujtojmë se episodi i parë i serisë popullore “Sex and the City” është transmetuar më 6 qershor të vitit 1998, ndërsa më pas ka vazhduar me disa sezone, si edhe janë xhiruar filma të bazuar në serial.

Pyetja e vetme është se si publiku do të reagojë për këtë ndryshim pas dy dekadash, kur në vend të Kimit do ta shihnin Sofian në rolin e Samanthas. /Telegrafi/

Sofia Vergara

Në trend Magazina

Më shumë
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
“Ka 10 vite që nuk kam fjetur me një burrë, më kishte munguar një puthje” - Ilnisa Agolli rrëfen jetën intime

“Ka 10 vite që nuk kam fjetur me një burrë, më kishte munguar një puthje” - Ilnisa Agolli rrëfen jetën intime

Magazina
Kalo në kategori