LAJMI I FUNDIT:

Kievi publikon një seri videosh pas shkatërrimit të digës,  uji i merr shtëpitë – minat shpërthejnë

Kievi publikon një seri videosh pas shkatërrimit të digës,  uji i merr shtëpitë – minat shpërthejnë

Qyteti ukrainas i kontrolluar nga Rusia, Nova Kakhovka është nën ujë pasi një digë aty pranë shpërtheu gjatë natës, ku ukrainasit akuzojnë për shpërthimin rusët, e Kremlini po tenton ta mohojë.

Reklama

Shërbimet e urgjencës thanë të martën se rreth 600 shtëpi u përmbytën pasi diga Kakhovka u hodh në erë gjatë natës, transmeton Telegrafi.

Zyra e Kryeprokurorit të Ukrainës njoftoi se Ukraina po heton shpërthimin në një digë të madhe hidrocentrali në jug të vendit si një krim lufte dhe shkatërrim të mundshëm kriminal të mjedisit, ose “ekocid”.

Ukrainasit publikojnë pamje nga droni të qytetit Nova Kakhovka të mbuluar nga uji
Lexo po ashtu Ukrainasit publikojnë pamje nga droni të qytetit Nova Kakhovka të mbuluar nga uji

Ukraina është një nga një numër i vogël vendesh, përfshirë Rusinë, që e kanë kriminalizuar ekocidin përmes legjislacionit.

Një komandant i lartë ukrainas tha se shkatërrimi i digës Kakhovka nuk do t’i ndalonte trupat ukrainase të përparonin.

“Për sa i përket parandalimit të veprimeve tona sulmuese, komanda ushtarake ka marrë plotësisht parasysh veprime të tilla tinëzare të armikut dhe nuk duhet të pengojë përparimin tonë në ato drejtime ku mund të ketë derdhje uji”, tha Serhiy Naev, komandanti i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Stoltenberg: Shpërthimi i digës në Ukrainë tregon brutalitetin e luftës ruse
Lexo po ashtu Stoltenberg: Shpërthimi i digës në Ukrainë tregon brutalitetin e luftës ruse

Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, ndau një seri videosh në Twitter që ai pretendon se tregojnë pasojat katastrofike të shkatërrimit të digës.

Aty shihet sesi uji i merr me vete shtëpisë, kurse nga presioni i madh i ujit shpërthejnë minat ruse të vendosura në këtë zonë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkon në tre numri i të vdekurve nga të shtënat në Roterdam të Holandës

Shkon në tre numri i të vdekurve nga të shtënat në Roterdam të Holandës

Evropa
Përmbytje të mëdha në Stamboll pas reshjeve të dendura të shiut

Përmbytje të mëdha në Stamboll pas reshjeve të dendura të shiut

Turqia
Filmohet momenti kur rusët sulmojnë fabrikën e koksit në Avdiivka

Filmohet momenti kur rusët sulmojnë fabrikën e koksit në Avdiivka

Evropa
Gjermania dhe Izraeli nënshkruan marrëveshjen

Gjermania dhe Izraeli nënshkruan marrëveshjen "historike" të mbrojtjes raketore prej 3.5 miliardë dollarësh

Botë
Sheshel për aktakuzën e re të Hagës: Jam gati të shkoj vullnetarisht, por me një kusht

Sheshel për aktakuzën e re të Hagës: Jam gati të shkoj vullnetarisht, por me një kusht

Serbia
Një burrë i armatosur dhe me veshje ushtarake hapi zjarr brenda një spitali në Roterdam – pamjet tregojnë kaosin e krijuar

Një burrë i armatosur dhe me veshje ushtarake hapi zjarr brenda një spitali në Roterdam – pamjet tregojnë kaosin e krijuar

Evropa
Kalo në kategori