LAJMI I FUNDIT:

KidsTap: Kuizi më i ri edukativ për fëmijë nga Gjirafa dhe Save the Children

KidsTap: Kuizi më i ri edukativ për fëmijë nga Gjirafa dhe Save the Children

Këtë të shtunë, duke filluar nga ora 12:00, në GjirafaKids, platformën e re nga Gjirafa kushtuar fëmijëve, do të fillojë një kuiz interaktiv e edukativ për fëmijë i quajtur KidsTap.

Gjirafa dhe Save the Children janë bashkuar në një projekt të ri, i cili do të argëtojë e edukojë fëmijët në këtë periudhë të vështirë. KidsTap do të zhvillohet çdo të shtunë, duke filluar nga data 25 prill, në platformën e re gjirafaKIDS.


KidsTap është quiz interaktiv për fëmijë, ku çdo të shtunë fëmijët nga mosha 6 deri në moshën 13 vjeçare mund të luajnë nga pajisjet e tyre të mençura. Çdo edicion i KidsTap do të ketë një temë edukative, ku fëmijët do t’iu përgjigjen dhjetë pyetjeve me nga katër alternativa, të përgatitura me kujdes nga Gjirafa dhe Save the Children.

Kuizi gjithashtu do të moderohet nga një fëmijë, e në të nuk do të mungojnë as befasitë.

Si pjesë e këtij projekti do të zhvillohen edhe aktivitete tjera të rëndësishme edukative:

Informata të sakta e të rëndësishme mbi Covid 19

Informata dhe këshilla se si të tejkalojmë këtë periudhë

Argëtim dhe edukim përmes KidsTap

Komunikimi – Hapësirë e veçantë ku fëmijët mund të shtrojnë pyetje dhe të marrin përgjigje nga autoritetet relevante

KidsTap, projekti i ri nga Gjirafa dhe Save the Children do të ofrojë tema edukative të rëndësishme për nxënien e njohurive të reja duke përdorur forma angazhuese dhe argëtuese.

KidsTap është projekti i parë i cili lansohet në gjirafaKIDS. Kjo platformë e re nga Gjirafa do të jetë platformë me përmbajtje ekskluzive për fëmijë. Pas lansimit të projektit të parë, KidsTap, në gjirafaKIDS priten edhe shumë projekte të reja për fëmijë.

Çka e bën të veçantë gjirafaKIDS, përveç përmbajtjes cilësore që do të ketë, është siguria e përmbajtjes, pra do të jetë e përshtatshme që fëmijët të hulumtojnë pa hasur në materiale sensitive dhe mundësia që prindërit të jenë ata që vendosin se në çfarë përmbajtje dëshirojnë që fëmijët të kenë qasje dhe për sa kohë.

Këto veçori, si dhe shumë tjera, e bëjnë gjirafaKIDS një platformë atraktive, të sigurt dhe të përshtatshme për fëmijët.

Prandaj, ju ftojmë këtë të shtunë, nga ora 12:00 në KidsTap, kuizin edukativ nga Gjirafa dhe Save the Children. Kjo datë është fillimi i këtij projekti që synon argëtimin dhe edukimin e fëmijëve, përmes përmbajtjeve kualitative.

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Magazina
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori