Këngëtarja e mirënjohur, Kida po lë pas një sezon veror mjaft të angazhuar me disa projekte të suksesshme muzikore dhe koncertet të shumta.

Pas kësaj periudhe të ngarkuar, këngëtarja ka zgjedhur të t’i jap vetës disa ditë pushimesh në bregdet.


Por, edhe gjatë kësaj kohe Kida po vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale me imazhe të ndryshme dhe disa të tilla ka postuar edhe së fundmi.

301182781 786466199159118 1523744937235464931 n Foto: Kida/Instagram

Krijuesja e hitit “Drunk” ka pozuar e veshur me bikini njëpjesësh me ngjyrë të kaltër ndërsa i kombinoi me xhinse dhe syze dielli.

Kida mori vëmendje edhe me pamjen pa grim teksa dukej në formë të mrekullueshme dhe si çdo herë me shumë stil.

301494414 525775479313083 955491184106625313 n Foto: Kida/Instagram

“Koha për veten”, ka shkruar këngëtarja sipër fotografive që u pasuan nga komente të shumta të fansave të saj.

Ndryshe, kujtojmë që Kida e përmbylli këtë sezon me bashkëpunimin tejet të suksesshëm me Butrint Imerin “AM/PM. /Telegrafi/

300999182 481651776725237 2855345869435283764 n Foto: Kida/Instagram

301732468 799003934864299 1283410284149090404 n Foto: Kida/Instagram