LAJMI I FUNDIT:

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson planifikojnë të ardhme së bashku

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson planifikojnë të ardhme së bashku
Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson (Foto: KKUWK)

Edhe pas shumë ndarjeve dhe bashkimeve, duket se Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson janë duke planifikuar një të ardhme së bashku.

Gjatë ditës së djeshme (e shtunë) dyshja kanë qenë duke shijuar momentet familjare, ndërsa po mendojnë të zhvillojnë më shumë aktivitete të tilla, shkruan Daily Mail.


Një burim i afërt me Kardashian ka thënë për People se bukuroshja brune është duke e shikuar si mundësi, bashkimin me basketbollistin.

“Khloe me të vërtetë mendon të vazhdojë që gjërat do të jenë mirë edhe pasi Tristan të kthehet në punë”, thuhej për dyshen.

Flitet se palët kanë qenë mjaft të lumtur së bashku, ndërsa vazhdojnë të jetojnë së bashku në rezidencën luksoze në Los Angeles.

Duke qenë më afër gjatë izolimit, ata kanë pasur mundësinë të diskutojnë rreth problemeve që kanë pasur.

Khloe dhe Tristan u ndanë pasi ky i fundit e kishte tradhtuar disa herë në vitin 2018, pasi pritën në jetë vajzën e tyre True. /Telegrafi/