LAJMI I FUNDIT:

Khamzat Chimaev fiton me shumë vështirësi luftën e përgjakshme ndaj Burns në UFC 273, por nuk është gati për Kamaru Usman

Khamzat Chimaev fiton me shumë vështirësi luftën e përgjakshme ndaj Burns në UFC 273, por nuk është gati për Kamaru Usman

Khamzat Chimaev ka arritur më shumë mund ta fitojë përballjen e tij ndaj Gilbert Burns në UFC 273 gjatë mëngjesit të sotëm (e diel) dhe të vazhdojë serinë pa humbje në kategorinë ‘weleterweight’. 

Luftëtari çeçen kishte filluar ta shihte veten si paksa tepër mendjemëdhenj me deklaratat e tij të shumta dhe kishte nevojë për disa goditje të forta dhe shkundje që mund ta kthenin në realitet.

Ashtu edhe ndodhi në meçin e tij ndaj brazilianit Gilbert Burns në UFC 273, pasi Burns si një luftëtar elitar i dha atij betejën e jetës së tij dhe për pak sa nuk e mposhti në meçin e zhvilluar në VyStar Veterans Memorial Arena në Jacksonville.

Kishte shumë të para për Chimaev në këtë luftë, ai nuk ishte tronditur kurrë më parë dhe duhej të futej në ujëra të thella për herë të parë në karrierën e tij.

Burns bëri pikërisht këtë dhe e mundi, por Khamzat fitoi me vendim të gjyqtarëve pas tre raundeve shumë të forta dhe të përgjakshme.

Chimaev mposhti Burns me vendim unanim (29-28, 29-28, 29-28), dhe ishte shumë i lumtur pas meçit.

“Unë tregova zemrën time dhe mësova shumë gjëra nga kjo luftë. Jam i lumtur për këtë”, deklaroi Chimaev pas luftës.

Pas këtij triumfit, Chimaev pritet të ndeshet me Colby Covingon, ku pritet të jetë një luftë e madhe.

Khamzat nuk është ende gati për Kamaru Usman

Tani e dimë se Kamaru Usman ka shumë të ngjarë të shkatërrojë këtë Khamzat Chimaev të papërvojë, por kjo nuk do të thotë se ai kurrë nuk do të jetë gati për këtë.

Meçi i sotëm i shërbeu atij si përvoja e përsosur e të mësuarit që do ta bëjë atë gati për të fituar atë titull në të ardhmen.

Tani për tani, ai duhet të shërohet dhe të shohë se si duhet të përgatitet për t’u përballur me Covington.

Gjithsesi, gjëja është e sigurt, Khamzat u ngjit në disa pozicione nga e 11-ta e renditur në peshën e mesme në një vend shumë më të lartë pas kësaj fitoreje masive. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori