LAJMI I FUNDIT:

KF Deçiqi nga Tuzi në elitën e futbollit malazez, synojnë ta ndjekin rrugën e Shkëndisë së Tetovës

KF Deçiqi nga Tuzi në elitën e futbollit malazez, synojnë ta ndjekin rrugën e Shkëndisë së Tetovës

Klubi futbollistik Deçiqi nga Tuzi i Malit të Zi përfaqëson futbollistët shqiptar në këtë vend prej shumë vitesh.

Së fundmi ky klub është ngjitur në Superligën e Malit të Zi.


Kryetari i klubit, Pal Dreshaj në një intervistë për RTV Dukagjinin thotë se klubi u morr në menaxhim pasi u fitua nga shqiptarët Komuna e Tuzit në Mal të Zi.

Ai thotë se klubin e morën në gjendje shumë të vështirë financiare e organizative por arritën të fusin në Superligën e Malit të Zi.

“Filluam me rreth 20 djem por arritëm mjaft shumë…Ishte shumë e vështirë por çelësi i suksesit ishte se u ofruam të gjithë banorëve të Tuzit mundësinë të stërviten me klubin tonë. Pra lirisht mund të them se çelësi i suksesit ishte se u mbështetëm në forcat tona”.

FK Deçiqi edhe këtë vit e ka filluar mjaft mirë duke mposhtur edhe kampionin e Malit të Zi.

“Ne kemi besuar në këtë sukses për shkak të punës sonë. Por nuk do të ndalemi me kaq do të synojmë që sa më mirë të përfaqësojmë Tuzin dhe Malësinë”.

Dreshaj thotë se ka synim që Deçiqin ta bëjë klub të qëndrueshëm në ligën superiore të futbollit në Mal të Zi.

“Të kesh qëndrueshmëri duhet të jesh në vendet e para të tabelës. Ne shembull e marrim Shkëndijen e Tetovës në Maqedoni e cila është në krye të futbollit në këtë vend”.

Kryetari i klubit thotë se këtë vit klubi ka formuar edhe skuadrën b, në mënyrë që sipas tij atje të gjejnë vend të gjithë futbollistët që për ndonjë arsye nuk kanë qenë në formë dhe nuk kanë zënë vend në skuadrën e parë.

“Nuk bënë këta lojtarë t’i shkapërderdhim, ndoshta pas një kohe ata do të kthehen në formë dhe i nevojiten skuadrës a”, tha ndër të tjera Pal Dreshaj./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori