LAJMI I FUNDIT:

Keylor apo Courtois? Skuadra apo presidenti?

Keylor apo Courtois? Skuadra apo presidenti?
Foto: Getty Images/Guliver

Vendimi i parë serioz i Santiago Solarit në krye të Real Madridit do të jetë menaxhimi i portierëve, Keylor Navas apo Thibaut Courtois.

Pjesë e këtij debati të madh në Spanjë është bërë edhe gazetari i Marcas, Jose Luis Calderons, i cili në opinionin e tij është munduar të tregojë situatën nga perspektiva e tij, duke ditur se gazeta spanjolle në fjalë është mjaft e afërt me klubin nga Madridi.


“Skuadra apo presidenti. Çështja e portierit është diçka që shkon përtej vendimit sportiv. Të jep ndjesinë se është një luftë mes Florentino Perezit dhe disa lojtarëve.

Thibaut Courtois i shoqëruar nga presidenti Florentino Perez në prezantimin e tij (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Klubi (në këtë rast presidenti) dëshiron stabilitet dhe të tregojnë blerjen e re, Courtois (duan të tregojnë kualitetet e lojtarit dhe se çfarë blerje kanë bërë ata në tregun e transferimev).

Lojtarët e Real Madridit duan një vendim sportiv (së paku Keylor të mbrojë në garën që e ka fituar në tre sezonet e tij të fundit, pra në Ligën e Kampionëve).

Dhe është këtu kur Solari futet në lojë.

Santiago Solari në ndeshjen e tij kundër Real Valladolidit (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Por, argjentinasi tashmë ka dhënë një sinjal që ai është në anën e klubit.

Ai me të filluar aventurën te Los Blancos i ka dhënë hapërisë Viniciusit, braziliani ishte ‘betejë’ mes klubit dhe Julen Lopeteguit. Vendimi i spanjollit që mos të luajë me brazilianin, ishte një nga ‘betejat’ e shumta me klubin, që në fund përfundoi me një ‘luftë’ të humbur.

Sergio Ramos, Luka Modric dhe Keylor Navas me çmimet e më të mirëve për sezonin 2017/18 (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Lopetegui nuk e shikonte si rrezik mospërputhjen e mendimeve me kryesine e klubit, por kur kriza e rezultateve u theksua dhe atëherë gjërat ndryshuan. Klubi dëshironte diçka, Julen diçka tjetër.

Tani është koha e Solarit, i cili po luan për të ardhmen e tij. Kush do të fitojë? Courtois apo Keylori? Presidenti apo skuadra?”, shkruan Jose Luis Calderon në Marca duke u munduar të tregojë sa do pak situatën brenda klubit nga Madridi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga gara e Formula 1, Zidane parashikon gjysmëfinalen mes Realit dhe Bayernit

Nga gara e Formula 1, Zidane parashikon gjysmëfinalen mes Realit dhe Bayernit

Liga e Kampionëve
Lojtari i Chelseat, i cili e ka kaluar sezonin në formë huazimi, nuk dëshiron të kthehet në klub

Lojtari i Chelseat, i cili e ka kaluar sezonin në formë huazimi, nuk dëshiron të kthehet në klub

Premier League
Tifozët e Liverpoolit janë të ngopur nga loja e një futbollisti, pavarësisht fitores 4-2 ndaj Tottenhamit

Tifozët e Liverpoolit janë të ngopur nga loja e një futbollisti, pavarësisht fitores 4-2 ndaj Tottenhamit

Premier League
David Beckham i dërgon mesazh me katër fjalë Jude Bellinghamit pas fitimit të titullit me Real Madridin

David Beckham i dërgon mesazh me katër fjalë Jude Bellinghamit pas fitimit të titullit me Real Madridin

La Liga
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori