Kevin Nolan zgjedh formacionin më të mirë të kombinuar mes Liverpoolit dhe Arenalit, çmend tifozët Reds me zgjedhjet e tij

Ish-lojtari i njohur anglez, Kevin Nolan ka zgjedhur formacionin e kombinuar të Liverpoolit e Arsenalit, dhe kjo ka bërë tifozët Reds të frustrohen me zgjedhjet e tij, sidomos në mesfushë.
Liverpooli përballet me Arsenalin të shtunën dhe përpara përplasjes së madhe të Ligës Premier, Nolan ka zgjedhur 11-shen e tij të kombinuar dhe nuk është pritur mirë.
Duke u shfaqur në Sky Sports News, Nolan përzgjodhi formacionin e tij të kombinuar, ku në mesfushë zgjodhi të riun e Arsenalit, Joe Willock si dhe Dani Ceballos.
Nolan vendosi t'i lë jashtë yjet e Liverpoolit si Jordan Henderson, Georginio Wijnaldum dhe Fabinho dhe kjo nuk iu ka pëlqyer aspak tifozëve.

Me Alisson jashtë fushave shkaku i lëndimit, Nolan zgjiodhi Bernd Lenon në portë me katërshen e mbrojtjes që përbëhej nga të gjithë lojtarët e Liverpoolit: Trent Alexander-Arnold, Joel Matip, Virgil van Dijk dhe Andy Robertson.

Në treshen para sulmit, Nolan zgjodhi Mohamed Salah, Roberto Firmino dhe Sadio Mane, ndërsa si qendërsulmues Pierre-Emerick Aubameyangun.
Është e panevojshme të thuhet, por formacioni i kombinuar i Nolan u bë hit në komunitetit e futbolldashësve në internet, sidomos tifozët e Liverpoolit, të cilët reaguan ashpër me zgjedhjet e tij. /Telegrafi/
https://twitter.com/Vinny_Gerrard/status/1163839943686406146
https://twitter.com/DuncanCraig14/status/1163751485764775936





































