LAJMI I FUNDIT:

Këto ushtrime nuk marrin as 30 minuta kohë, por kanë efekt sikur të keni ushtruar për dy orë

Këto ushtrime nuk marrin as 30 minuta kohë, por kanë efekt sikur të keni ushtruar për dy orë

Në një botë ideale, ne do të kishim kohë të zgjohemi herët, të pimë një çaj me limon, të hamë një mëngjes të shëndetshëm, të shkojmë në një klasë joga me sesion 90-minutësh dhe pastaj të kthehemi në shtëpi për t’u pastruar dhe për t’u bërë gati të shkojmë në punë.

Por, fatkeqësisht këto gjëra ndodhin vetëm në një botë ideale apo ëndërrimtare, pasi që shumica nga ne nuk zgjohemi nga gjumi deri në momentin e fundit, transmeton Telegrafi.

Shpeshherë ndodh që e vëmë alarmin për t’u zgjuar më herët që të bëjmë pak ushtrime apo të bëjmë një ecje në mëngjes, por kur bie alarmi të gjithë e shohim se sa i ëmbël dhe “magnetik” është gjumi.

Sidoqoftë, ushtrimet fizike janë të domosdoshme dhe tejet të mira për shëndetin e përgjithshëm të njeriut. Por, nëse nuk keni një orë apo dy orë kohë për të ushtruar, atëherë në rregull sepse ushtrimet e mëposhtme nuk do t’ju marrin më shumë se 30 minuta kohë, dhe pavarësisht kësaj, ato do t’ju sigurojnë një “lodhje të këndshme”.

Keni 30 minuta kohë?

Nëse ndjeheni të lodhur pavarësisht se ende nuk e keni shkelur tokën nga shtrati, atëherë ky ushtrim është patjetër për ju. Candlelight Yin and Meditation Class for Relaxation do t’ua lehtësoj ditën sikur në një ëndërr.

Keni 27 minuta kohë?

Fitness Blender’s HIIT Cardio Butt and Thighs Workout është pjesë e serive të ushtrimeve të shpejta për njerëzit e zënë, prandaj jepjani një mundësi dhe provojeni që nesër.

Keni 26 minuta kohë?

Instruktorja e palestrës, Jessica Smith, e prezanton një ushtrim të përsosur në mëngjes i cili është ideal për trupat e përgjumur. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

A e dini se...
Kalo në kategori