LAJMI I FUNDIT:

Këto ushqime nuk bën të ruhen në frigorifer me ngrirje të thellë, më mirë hidhini poshtë

Këto ushqime nuk bën të ruhen në frigorifer me ngrirje të thellë, më mirë hidhini poshtë

Shija bëhet e tmerrshme, disa artikuj nga temperaturat e ulëta kalben!

Ushqimi i fërguar apo i pjekur pas ngrirjes më nuk do të jetë as përafërsisht i njëjtë.

Ngrirja është mënyrë shumë e dobishme dhe praktike e ruajtjes së ushqimit, e cila ruan vlerat nutritive të ushqimeve, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, ekzistojnë disa artikuj ushqimorë të cilat nuk do të duhej t’i ruani në frigoriferin tuaj, për shkak të ndryshimit të shijes dhe strukturës, por edhe për shkak të sigurisë suaj!

1. Ushqimi i cili përmban sasi të mëdha lëngu

Kastravecët, rrikat, shalqiri dhe portokajtë assesi nuk bën t’i ngrini. Këta artikuj janë përplot lëngje të cilat gjatë procesit të ngrirjes kristalizohen dhe pas shkrirjes plotësisht ndryshojnë strukturën dhe bëhen të qullët sikur pure. Nga ana tjetër, sallata e freskët e gjelbër në frigorifer me ngrirje të thellë do të vyshket dhe do të marrë ngjyrë të gështenjtë!

2. Produktet e qumështit

Edhe pse ngrirja e jogurtit, e djathërave të butë dhe gjysmë të fortë nuk do të dëmtojnë shëndetin tuaj, këta artikuj nuk do të duhej të gjendeshin në frigoriferin tuaj me ngrirje të thellë. Temperaturat shumë të ulëta ndikojnë edhe në strukturën e produkteve të qumështit pas shkrirjes,madje ngjashëm si edhe te pemët dhe perimet e lëngëta, do të bëhen ujore dhe nuk do të jenë as përafërsisht të shijshme.

3. Vezët e freskëta dhe ato të ziera

Vezët shkojnë me gjellë të ndryshme dhe më së miri është t’i përdorni të freskëta. Ngrirja e vezëve mund t’ju krijojë probleme të dukshme, mirëpo edhe do të ndryshojnë plotësisht strukturën. Vezët e freskëta në lëvozhgë do të pëlcasin, ndërkaq vezët e ziera do të bëhen në formë gome. Nëse megjithatë dëshironi t’i ngrini vezët, nxirrni nga lëvozhga dhe fusni në frigorifer me ngrirje të thellë në enë të vogla apo në qese të vogla.

4. Ushqimi i fërguar dhe i pjekur

Ushqimi i përgatitur dhe i fërguar në sasi të madhe vaji apo ushqimi i pjekur në mënyrë klasike apo në skarë, pas ngrirjes, më kurrë nuk do të jetë i njëjtë. Struktura e tij kërcëlluese dhe shija do të zhduken plotësisht dhe do të bëhet i qullët dhe i lagësht. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Të njohim produktet
Kalo në kategori