LAJMI I FUNDIT:

Këto do të jenë temperaturat në javën e parë të korrikut

Këto do të jenë temperaturat në javën e parë të korrikut

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se në pesë ditët e ardhshme moti do të jetë i ndryshueshëm, derisa temperaturat maksimale do të arrijnë deri 30 gradë Celsius.

IHMK njofton se të hënën do të ketë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25- 29gradë Celsius.


E marte – Mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta të cilat më të fokusuara do të jenë rreth relievit malor. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të theksuara. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius..

E mërkure -Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke u shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Kjo situatë meteorologjike do të krijoj kushte që të krijohen erëra të percjellura me stuhi.

E enjte -Mot kryesisht i ngjashëm me ditën e mërkure, duke përfshirë të gjithë parametrat meteorologjik, vetëm se shpërndarja e reshjeve mund të përfshijë territore të ndryshme, krahasuar me reshjet e ditës së mërkurë.

E premte – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të mëdha. Vlerat e temperaturave ekstreme do ë jenë afërsisht të ngjashme me ato të ditës së mërkure.

Tutje, IHMK bën të ditur se gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.

“Pas datës 8 korrik sipas parashikimeve numerike shihet një stabilizim i përkohshëm i kushteve meteorologjike.

Gjithashtu, IHMK njofton se muaji qershor u përmbyll me sasi rekorde të reshjeve në raport me mesataret e viteve tjera. Pothuaj se në të gjitha stacionet janë regjistruar mbi 100mm reshje, përpos lindjes dhe juglindjes ku kemi më pak se 100mm reshje. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori