LAJMI I FUNDIT:

Këto janë fjalët e fundit të legjendarit Leonard Cohen (Video)

Këto janë fjalët e fundit të legjendarit Leonard Cohen (Video)

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare i madhi i muzikës, Leonard Cohen.

Njoftimin e ka bërë shtëpia e tij diskografike Sony Music Canada në faqen në Facebook të Cohen, duke shënuar “Me dhimbje të thellë njoftojmë se kantautori legjendar, poeti dhe artisti ka vdekur”.


Më pas lajmi u transmetua edhe nga revista Rolling Stone online. Djali i tij, Adam tha se ai vdiq paqësisht në shtëpi.

Vetëm pak kohë më parë ai nxori diskun e tij të ri, ndërkohë që krijimi i tij “Halelujah” në vitin 1984, njohu më shumë se 300 incizime nga artistë sipas versioneve të tyre.

“Humbën një nga vizionarët. Një ceremoni do të mbahet në Los Angeles pas disa ditësh. Familja lutet për privaci gjatë kohës së saj të dhimbjes së madhe”, njofton shtëpia diskografike.

“Unë jam gati për të vdekur”. Janë fjalët që ai vetë mësohet se i kishte thënë pak kohë më parë.

Në komunikmet e fundit ai shkroi “Unë mendoj se unë do të të ndjek shumë shpejt. E di se unë jam aq afër teje dhe nese ti shtrin doren tende ajo me siguri do te kape te timen”.

Leonard Norman Cohen lindi më 21 shtator 1934 në Westmount, në Quebec. Mësoi të luante kitarë që fëmijë dhe formoi një grup folk, Buckskin Boys.

I frymëzuar nga Federico Garcia Lorca ai iu dha edhe poezisë. Pas diplomimit në “McGill University”, u transferua në ishullin grek Hydra ku publikoi poezitë e parë.

Ndër albumet e para përmendet “In my life”, kurse suksesi i tij nis me “Suzanne”. Këngët e tij më pas bëhen himne.

Në trend Magazina

Më shumë
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Magazina

"Kush është ai artist para Allahut", bëhet virale një video e Feros në rrjetet sociale

Magazina
Juliana Nura tregon hapur se kë përkrah si finalist të dytë në BBVA

Juliana Nura tregon hapur se kë përkrah si finalist të dytë në BBVA

Magazina
Xhensila Myrtezaj feston gjashtëmujorin e djalit Amen: Më transformove si asnjëherë më parë

Xhensila Myrtezaj feston gjashtëmujorin e djalit Amen: Më transformove si asnjëherë më parë

Magazina
E ëma e Heidit i thotë të gjitha - nga mendimi i babait për dashurinë me Romeon e deri te ajo nëse do ta lërë Italinë për të

E ëma e Heidit i thotë të gjitha - nga mendimi i babait për dashurinë me Romeon e deri te ajo nëse do ta lërë Italinë për të

Magazina
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Kalo në kategori