Këto ishin fjalët e Luis Enriques që zgjuan lojtarët e Barcelonës

Të dielën Barcelona arriti të merrte një fitore të çmuar kundër Betisit, duke qëndruar në krye të renditjes në kampionatin spanjoll.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa Betisi kishte 10 lojtarë dhe Barcelona nuk bëri asgjë për të shënuar gol, duke luajtur me ritëm të ulët e duke sulmuar shumë pak, si asnjëherë këtë sezon.
Një gjë e tillë e tërboi trajnerin Luis Enrique dhe mediat spanjolle zbulojnë diskutimin e tij në dhomat e zhveshjes në pushim.
“Dëshiron ta fitoni kampionatin, apo jo? Sepse më duket se nuk doni”, bërtiti Luis Enrique gjatë pushimit, dukshëm i nervozuar, pasi titulli po i rrëshqiste duarsh, në një kohë që vetëm një muaj më parë të gjithë mendonin se kishte marrë fund.
“Po luani pa intensitet, pa shpejtësi, pa asgjë. Duket sikur luajmë për qejf, ose luani futboll, ose e falim titullin, ju e keni në dorë”.
Fjalët e trajnerit dhanë efektin e duhur: pas pushimit Barcelona ndryshoi dhe shënoi dy gola, duke dominuar e duke harruar pjesën e parë të ndeshjes. /Telegrafi/






































