Këtë vikend në Prishtinë festivali open-air Vivid Fest

Prishtina do të gjëmojë nga tingujt e muzikës elektronike gjatë këtij vikendi.
Nesër dhe pasnesër në kryeqytetin e Kosovës do të organizohet festivali i parë Open-Air, një iniciativë kjo e Vivid Zone.
Sipas parashikimeve dhe statistikave në rrjetet sociale dhe radio, Vivid Fest pritet të ketë një pjesëmarrje masive, veçanërisht të rinjve nga mosha 18 deri në moshën 28 vjeçe.
Festivali do të mbahet në Parkun Tokbashqe, në stadiumin e futbollit dhe hyrja do të kushtojë 3 euro paraprakisht, 5 euro te dera.
Në vazhdim është edhe program i festivalit.
E premte, 5 qershor – fillimi në ora 21:00
- DJ BUJAKA / KS
- ALBANIAN REGGAE AMBASSADOR / AL
- ELINEL / LIVE / KS
- TRIXSTAR / Dance Hall / LIVE / DE
- BLUNT & REAL / KS
E shtunë, 6 qershor – fillimi në ora 21:00
- Rinèkras / VividZone, KS
- RinorZ / VividZone, KS
- BESA MATI / AL
- BOSTRO PESOPEO / LIVE / Permanent Vacation, DE
- ANASCOLE / AL
/Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/06/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































