LAJMI I FUNDIT:

Këtë të premte në HaPiTe – Industria e Gaming dhe Esports në Kosovë

Këtë të premte në HaPiTe – Industria e Gaming dhe Esports në Kosovë

Teknologjia, lojërat videot dhe esports nuk shërbejnë më vetëm për argëtim, por edhe si mundësi e të bërit biznes. Andaj këtë të premte në HaPiTe Space, do të zhvillohet një diskutim mbi “Industrinë e Gaming dhe Esports Në Kosovë”, ku do të nxirren në pah zhvillimet, sfidat dhe mundësitë e këtij sektori, si dhe ndikimi i tij në komunitetin lokal.

Për të kuptuar më mirë këtë zhvillim dhe për të nxjerrë një perspektivë mbi këtë industri, janë të ftuar: Besnik Thaqi, Drejtori i Përgjithshëm i XPortal Esports dhe Ardi Shatri, udhëheqësi i Esports në platformën Gjirafa.

Për më shumë z. Thaqi, është një figurë udhëheqëse në këtë fushë. Ai ka qenë pjesë e këtij rrugëtimi të suksesshëm dhe do të ndajë eksperiencën e tij, sfidat dhe mundësitë që ka hasur industrisë së lojërave dhe esports në Kosovë.

Ndërkaq, z. Shatri, do të japë një perspektivë unike mbi mbështetjen e kësaj industrie dhe ndikimin e reklamimit në këtë industri, meqë nga dita e parë Gjirafa vazhdon me qenë mbështetësi i esports në përgjithësi.

Nga këta penalist do të keni mundësi të kuptoni më mirë se si është zhvilluar industria e gaming dhe esports në Kosovë dhe se me çfarë sfidash është përballur. Gjithashtu, do të diskutohet potenciali i këtij sektori dhe se si mund të shfrytëzohet më tej për të sjellë përparim në nivel lokal dhe ndikim pozitiv të të rinjtë

HaPiTe Space do të jetë vendi ku ky diskutim do të ndodhë këtë të premte duke filluar nga ora 16:00. Për të qenë pjesë e eventit, duhet të rezervoni vendin tuaj këtu.

HaPiTe u themelua nga Hallakate, Pixels dhe Telegrafi, me qëllim që të organizohen mbledhi e ngjarje për komunitetin, për të krijuar rrjetëzim e diskutuar tema me interes të përbashkët.

Po ashtu, kjo hapësirë është e qasshme edhe për organizatat dhe kompanitë që mbajnë punëtori, konferenca dhe organizime të tjera.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Peshkun e freskët mund ta ruani deri në 17 ditë? Si është e mundur kjo? Merrni pjesë në Masterclass ku ligjërojnë shefat nga Italia

Peshkun e freskët mund ta ruani deri në 17 ditë? Si është e mundur kjo? Merrni pjesë në Masterclass ku ligjërojnë shefat nga Italia

Frigo Deluxe
Turqia synon tregti miliardëshe me Kosovën deri në fund të vitit

Turqia synon tregti miliardëshe me Kosovën deri në fund të vitit

Ekonomi
Qumështorja Vita - Familja më e madhe në rajon

Qumështorja Vita - Familja më e madhe në rajon

Qumështorja Vita
Ftesë për ofertë për shërbimet e mirëmbajtjes në rrjetin e IPKO

Ftesë për ofertë për shërbimet e mirëmbajtjes në rrjetin e IPKO

IPKO
Fishkëllima e fundit - Deri t’ja nis loja

Fishkëllima e fundit - Deri t’ja nis loja

Gorenje Department Store
Ministria e Financave fton punëdhënësit dhe punëkërkuesit në veri të regjistrohen për të aplikuar për masën e punësimit

Ministria e Financave fton punëdhënësit dhe punëkërkuesit në veri të regjistrohen për të aplikuar për masën e punësimit

Ekonomi
Kalo në kategori