LAJMI I FUNDIT:

Këtë të diel, Rave sjell sesionin e radhës me Pumio Space

Këtë të diel, Rave sjell sesionin e radhës me Pumio Space

Edhe këtë të diel na ndiqni me Pumio Space (playdrum) vjen për ju një performancë live me një pamje mahnitëse nga villa Kalaja-Jezerc, Ferizaj

Një pasion i përjetshëm për muzikën, stili i tij unik dhe frymëzues karakterizon artistin Pumio Space i cili ka qenë aktiv në skenën e muzikës elektronike për gati një dekadë, si producent dhe DJ i mirëfilltë.


Për një artist të përkushtuar si Pumio Space, është jashtëzakonisht e rëndësishme muzika që ai luan në ngjarje të ndryshme qofshin ato klube, festivale apo formate të tjera, rëndësia e një artisti të tillë është të transmetojë tinguj të veçantë e fituar nga kultura e muzikës underground.

Si një DJ i pasionuar dhe një koleksionist i vinylit, ai është gjithmonë në kërkim të rekordeve muzikore që e karakterizojnë atë si një artist karizmatik me një stil të veçantë.

Gjatë vitit të ardhshëm, do të presim albume dhe prodhime muzikore nga Pumio Space në formatin vinil në shumë labelë evropianë, si dhe në rekord labelin Playdrum.

Krijimtaria e Pumio si producent është shumë unike pasi qëllimi i tij është për të bërë njerëzit të lumtur dhe për të lënë gjurmë në botën e muzikës elektronike.

Performancën e tij mund ta ndiqni në faqen e Rave si dhe në faqen e Telegrafi Magazina në Facebook. /Telegrafi/