LAJMI I FUNDIT:

Me këtë përbërës të thjeshtë mund t’i hiqni lythat

Me këtë përbërës të thjeshtë mund t’i hiqni lythat

Para se të fillojmë, a e dini çfarë janë fibroidet? Fibroidet janë lythat e vogla në lëkurën tonë. Ekspertët e shëndetit anë e mban botës pretendojnë se këto lytha janë në fakt tumore beninje të indit lidhës.

Fibroidet zakonisht kanë të njëjtën ngjyrë si lëkura jonë, por shpesh mund të kenë edhe ngjyrë tjetër.

Ato zakonisht paraqiten gjatë të 30’ave dhe më së shumti në qafë, sqetulla, ije, nën gjoks, stomak dhe qepallë, transmeton Gazeta Express. Por ato mund të paraqiten edhe në zona të tjera të trupit, gjithashtu. Të paktën çdo njeri në botë ka një fibromë në lëkurë, dhe ky është një fakt interesant.

E vërteta është se askush nuk i di shkaqet kryesore pse lythat dalin, por ekspertët e shëndetit thonë se obeziteti dhe gjenet mund të jenë një nga to. Por, mos u brengosni, pasi që ju mund t’i hiqni ato pa ndonjë procedurë kirurgjike. Dhe për t’i hequr ato juve ju duhet vetëm një përbërës natyral – uthull molle.

Reklama

Por, duhet të keni kujdes dhe mos ta përdorni uthullën e mollës për t’i hequr fibromat përreth syve ose në qepalla.

wart-mole-apple-cider-vinegar

Receta për heqjen e lythave me uthull molle

Së pari lajeni me ujë dhe sapun zonën përreth lythit. Më pas, me një copë pambuk, lageni në ujë të pastër dhe aplikojeni në zonën e prekur për 15 minuta. Më pas zhyteni një copë tjetër pambuku në uthull molle dhe shtrydheni. Pastaj, vendoseni pambukun direkt në fibromën e lëkurës dhe mbylleni me një flaster.

Lëreni për 10 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë të ngrohtë. Përsëriteni këtë procedurë tri herë çdo ditë, për një javë.

Do të mahniteni nga rezultatet. Së pari do të shihni se fibroma do të marrë ngjyrë të errët dhe më pas do të zhduket. Gjithashtu duhet ta dini se varësisht nga madhësia dhe thellësia e saj, fibroma mund të lërë shenjë.

Reklama

Kështu, pasi të jetë hequr lytha, mund të aplikoni gel aloe vera për ta hequr shenjën. Por nëse nuk shihni asnjë shenjë, atëherë gjithçka është në rregull.

Procedura është rekomanduar nga Tasty Recipes.

Në trend Shendetesi

Më shumë
Çka duhet të dini për kaloritë?

Çka duhet të dini për kaloritë?

Nutricion
Vajguri çudibërës: Besohet që shëron kancerin, diabetin dhe shumë sëmundje të tjera!

Vajguri çudibërës: Besohet që shëron kancerin, diabetin dhe shumë sëmundje të tjera!

Shëndetësi
Mbahet Moduli 6 i Kursit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë – Faza 1: Shkathtësitë themelore kirurgjike

Mbahet Moduli 6 i Kursit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë – Faza 1: Shkathtësitë themelore kirurgjike

Shëndetësi Lajme
Pesë substancat që krijojnë më së shumti varshmëri – dhe efekti që kanë në tru

Pesë substancat që krijojnë më së shumti varshmëri – dhe efekti që kanë në tru

Shëndetësi
Nëse i dalloni disa nga këto simptoma, bëni kontroll për sëmundje seksualisht të transmetueshme

Nëse i dalloni disa nga këto simptoma, bëni kontroll për sëmundje seksualisht të transmetueshme

Shëndetësi
Reduktimi i dëmeve, kardiologët: Cigaret alternative më pak të dëmshme

Reduktimi i dëmeve, kardiologët: Cigaret alternative më pak të dëmshme

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori