LAJMI I FUNDIT:

Këta janë 17 kandidatët që fituan mandatin në raundin e parë të zgjedhjeve

Këta janë 17 kandidatët që fituan mandatin në raundin e parë të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të cilat janë mbajtur më 17 tetor.

Nga 38 komuna, 17 kandidatë kanë fituar mandatin që në raundin e parë të zgjedhjeve, kurse në 21 komuna do të zhvillohet ballotazh më 14 nëntor, transmeton Telegrafi.

Duke u mbështetur në këto rezultate, raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë zhvillohet në këto komuna: Gjakovë, Gllogoc (Drenas), Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Më poshtë Telegrafi ua sjellë kandidatë që kanë fituar votat e mjaftueshme për postin e kryetarit:

Deçan – Bashkim Ramosaj, AAK

Mitrovicë e Jugut – Bedri Hamza, PDK

PejëGazmend Muhaxheri, LDK

SkenderajFadil Nura, PDK

SuharekëBali Muharremaj, AAK

Ferizaj Agim Aliu, PDK

Hani i ElezitMehmet Ballazhi, PDK

LeposaviqZoran Tadiq, Lista Serbe

LipjanImri Ahmeti, LDK

NovoberdëSasa Miloseviq, Lista Serbe

ShterpcëDalibor Jevtiq, Lista Serbe

Zubin PotokSrdjan Vuloviq, Lista Serbe

Zveçan Dragisa Miloviq, Lista Serbe

GraçanicëLiljana Subariq, Lista Serbe

RanillugëKatarina Rastiq, Lista Serbe

ParteshDragan Petkoviq, Lista Serbe

Mitrovicë e veriutMilan Radojeviq, Lista Serbe /Telegrafi/