LAJMI I FUNDIT:

“Kështu vdesin demokracitë”, thotë deputeti i BE-së mes polemikave të intervistës së Putinit

“Kështu vdesin demokracitë”, thotë deputeti i BE-së mes polemikave të intervistës së Putinit

Guy Verhofstadt, ish-kryeministër belg dhe anëtar aktual i Parlamentit Evropian, tha se intervista e Tucker Carlson me Vladimir Putinin është gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë liderit rus.

“Amerika nesër do të vuajë për përhapjen e gënjeshtrave të pafiltruara të tij. Kështu vdesin demokracitë”, ka shkruar ai në platformën X.


Putin ka dhënë intervistën e parë për një media perëndimore që nga koha kur urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022.

Kjo shënoi një nivel të ri të asaj që shumica e kanë cilësuar si turpërim për Carlsonin, i cili ka kritikuar shpesh mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën, i është referuar presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyt, si një “tutor ukrainas” dhe “mi”.

Ndërkohë, udhëheqësi rus tha një mori gënjeshtrash duke përfshirë edhe se Rusia gjithmonë e ka mbështetur Serbinë.

Putini gënjeu duke thënë se rusët ndihmuan serbët në luftërat e ish-Jugosllavisë, e vërteta është se Rusia i vendosi sanksione Serbisë, armatosi Kroacinë dhe dekoroi Tugjmanin
Lexo po ashtu Putini gënjeu duke thënë se rusët ndihmuan serbët në luftërat e ish-Jugosllavisë, e vërteta është se Rusia i vendosi sanksione Serbisë, armatosi Kroacinë dhe dekoroi Tugjmanin

Në fakt, Rusia i vendosi sanksione shtetit serb gjatë viteve të 90-ta, armatosi Kroacinë dhe dekoroi presidentin e ndjerë kroat, Franjo Tugjman.

Ndryshe, Putin ka thënë se ende nuk i ka arritur qëllimet e veta me pushtimin e Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
OKB-ja do të votojë mbi rezolutën që e

OKB-ja do të votojë mbi rezolutën që e "ringjall" ofertën e Palestinës për anëtarësim, Rusia "nën ethe" se edhe Kosova po shkon drejt asaj rruge

Botë
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Departamenti amerikan i Shtetit me një raport

Departamenti amerikan i Shtetit me një raport "shumë kritik ndaj Izraelit"

Botë
Në rast të një lufte NATO-Rusi, admirali amerikan tregon se cila duhet të jetë lëvizja e parë e Aleancës

Në rast të një lufte NATO-Rusi, admirali amerikan tregon se cila duhet të jetë lëvizja e parë e Aleancës

Evropa
Tajvani goditet nga tërmeti

Tajvani goditet nga tërmeti

Botë
Agjencia palestineze e OKB-së thotë se izraelitët i vunë zjarrin selisë qendrore në Jerusalem

Agjencia palestineze e OKB-së thotë se izraelitët i vunë zjarrin selisë qendrore në Jerusalem

Botë
Kalo në kategori