LAJMI I FUNDIT:

Kështu serbët e penguan Mustafën, dhe kështu mbrohej ai në veri të Kosovës (Video)

Kështu serbët e penguan Mustafën, dhe kështu mbrohej ai në veri të Kosovës (Video)

Njësia më elitare e Policisë kishte zbarkuar në veri. Në zonën midis Zveçanit e Leposaviqit po e ruajnë shefin e Qeverisë, Isa Mustafën, që në rajonin e dominuar nga serbët shkoi me vështirësi.

Mustafa: Rrugën nuk na bllokoi kush në veri
Lexo po ashtu Mustafa: Rrugën nuk na bllokoi kush në veri

Në fakt, në ceremoninë e inaugurimit të një ure që u financua nga KFOR-i, kryeministri arriti nga rrugët malore, pasi ajo më e shkurta iu ishte bllokuar nga serbët në Rudar.


Mustafa pranon që u pengua nga serbët në veri, por thotë se ata kanë mbetur mjedis rruge!
Lexo po ashtu Mustafa pranon që u pengua nga serbët në veri, por thotë se ata kanë mbetur mjedis rruge!

Edhe në vendin ku shefi i Qeverisë arriti, ishin marrë masa të rrepta sigurie. Derisa fjalimet po vazhdonin, situata monitorohej nga njësitet e intervenimit të shpejtë. Veç tyre, edhe karabinierët ishin ne gjendje gatishmërie. /Klan Kosova/