LAJMI I FUNDIT:

Kështu deklarohen Fatime Fetai dhe Andrej Zhernovski për shtyrjen e gjykimit të Gruevskit

Kështu deklarohen Fatime Fetai dhe Andrej Zhernovski për shtyrjen e gjykimit të Gruevskit

Pas shtyrjes së sërishme të seancës kundër Nikolla Gruevskit dhe 14 të tjerëve, ka reaguar vetë Andrej Zhernovski, viktimë e trysnive të vitit 2013 në komunën Qendër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, seanca e sotme tregoi më së miri se nuk kemi të bëjmë me ndonjë montim materialesh, duke theksuar se ditët e Gruevskit janë të numëruara dhe se nuk do t’i ikë gjyqit të popullit.


Ndërsa prokurorja speciale Fatime Fetai e cilësoi seancën e sotme si marrëveshje ndërmjet gjyqit dhe mbrojtjes së të akuzuarve për të shtyrë seancën dhe se të gjithë palët ishin të pranishme, diçka që nuk ka ndodhur më herët. Ajo shtoi se kanë kërkuar sqarime për mungesën e raporteve, por nuk kanë marrë përgjigje./Telegrafi/