LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari i presidentit Trump vjen në Prishtinë e Beograd në fund të këtij muaji?

Këshilltari i presidentit Trump vjen në Prishtinë e Beograd në fund të këtij muaji?

John Bolton, këshilltari i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump pritet ta vizitojë rajonin në fund të këtij muaji.

Siç shkruan gazeta serbe “Blic”, Bolton pritet të qëndrojnë në Prishtinë e Beograd në fund të gushtit më së largu në fillim të shtatorit, transmeton Telegrafi.


Sipas gazetës thuhet se SHBA-të, do të nisin një ofensivë kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemit me Kosovën, duke rifilluar dialogun.

Se a do të vijë deri tek kjo vizitë e nivelit të lartë sipas “Blic” duke cituar burimet diplomatike, thuhet se kjo varet nëse Prishtina do ta heqë taksën 100 për qind për mallrat serbe.

“Nëse ka një garanci që taksa do të hiqet, ai do të vijë. Përndryshe, vizita e tij nuk do të ndodhë, sepse ai thjesht nuk dëshiron të jetë i pasuksesshëm. Meqenëse situata me taksën nuk është e sigurt tani për tani, vizita nuk është konfirmuar”, i ka thënë ky burim të përditshmes serbe.

Gazeta serbe gjithashtu shkruan se “Bolton, në deklaratën e tij se Amerika nuk përjashton korrigjimet territoriale, e vendosi historinë e demarkacionit një vit më parë si një zgjidhje të mundshme për nyjën e Kosovës, por gjithashtu shënoi praktikisht ndryshimin e politikës së Washingtonit drejt ndryshimit të kufijve në Ballkan”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori