LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së mban takimin e parë, nuk e zgjedh kryesinë e partisë

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së mban takimin e parë, nuk e zgjedh kryesinë e partisë

Nën udhëheqjen e kryetarit të LDK-së, njëherësh edhe kryetar i Këshillit të Përgjithshëm, Isa Mustafa, sot u mbajt mbledhja konstituive e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, i cili është organi më i lartë i partisë, në mes të dy Kuvendeve Zgjedhore.

Në komunikatën e lëshuar nga LDK, thuhet se kjo mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm reflektoi unitetin e arritur në Kuvendin IX Zgjedhor të LDK-së, unitet që përçon frymën e fitores së madhe të LDK-së në zgjedhjet e përgjithshme.


Këshilli i Përgjithshëm diskutoi lidhur me organizmin e të gjitha strukturave të LDK-së, në të gjitha nivelet, për të rritur edhe më tej përkrahjen qytetare për LDK-në si partia më e madhe në vend.

Po ashtu, Këshilli i Përgjithshëm diskutoi edhe lidhur me politikat themelore dhe çështjet që do të përmbajë Programi qeverisës i LDK-së, i cili do të jetë edhe Program i Qeverisë së re të Kosovës.

“Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së vlerësoi se koalicioni PAN e ka keqqeverisur vendin, ka dëmtuar raportet me partnerët strategjikë të vendit, i ka lënë të izoluar qytetarët e Kosovës. Përballë kësaj situate tepër të rëndë, LDK-ja do të ndërmarrë hapa për të garantuar pozicionin e saj si parti e parë dhe që Qeveria e re të punojë në interes të vendit, të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, të zhbllokojë procesin e integrimit euro-atlantik, si dhe të kthejë shpresën e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori