LAJMI I FUNDIT:

Këshilli Gjyqësor në RMV, për 5 muaj u ndërruan 3 drejtues

Këshilli Gjyqësor në RMV, për 5 muaj u ndërruan 3 drejtues

Tre kryetarë për pesë muaj në Maqedoninë e Veriut janë ndërruar në institucionin më të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë, Këshillin Gjyqësor. Dy të parat, Pavllina Cërvenkovska dhe Vesna Dameva postin e lanë me akuza nga më të ndryshmet edhe atë nga ndikimet politike e biznesore, deri të drejtimi i gishtit kolegëve se e kanë shndërruar këtë institucion në anarki dhe vend që kënaqë apetitet e gjykatësve të korruptuar dhe politikanëve. Në momentin kur opinioni publik, sidomos ata të fushës së drejtësisë, prisnin që “puçistët” të cilët nxitën krizë të paparë më herët në këtë institucion të japin përgjegjësi, njëri prej tyre, përkatësisht Sashko Georgiev jo vetëm që nuk dha dorëheqje, por u ul në karrigen e kryetarit ndërsa arsyetimet “zyrtare” të shumicës së re në lidhje me këtë situatë, janë vështirë të besueshme, konsideron avokati Janaki Mitrovski.

“Mundemi vetëm të supozojmë, ka shumë spekulime se duhej të mbrohet një gjykatës specifik të cilët kanë vjetërsuar lëndë të profilit të lartë. Nuk e di a të besoj te këto apo jo, megjithatë, gjithsesi që nuk besoj në arsyetimin zyrtar, në një mënyrë shumë skandaloze Selim Ademi nëse nuk gabohem , në mënyrë skandalozë deklaronte se Dameva i ka përgjuar dhe pa autorizim i ka incizuar anëtarët e këshillit që është një akuzë shumë serioze e cila duhet të dëshmohet sepse përbën vepër penale. Ndërsa edhe letra e Ageler, e dini që në atë letër nuk qëndronte asgjë spektakolare, qëndronte diçka që veçse është thënë në çdo raport të Departamentit Amerikan se situata në gjyqësor është skandaloze”, tha Janaki Mitrovski, avokat.


Ashtu si herën e parë, edhe procedura e shkarkimit për së dyti herë të tashmë ish-kryetares Vesna Dameva, u bë me shkelje të procedurave dhe rregullores. Kësaj herë, duke interpretuar dispozitat ligjore ashtu siç ju konvenon, Këshilli Gjyqësor me dyer të mbyllura mori vendime të rëndësishme.

“Këtu edhe ligji edhe rregullorja e punës së Këshillit Gjyqësor janë shkelur sepse janë të qarta në lidhje me atë se seancat me dyer të mbyllura mund të mbahen vetëm kur duhet të shkarkohen gjykatës, ndërsa kjo është bë për mbrojtje të gjykatësve sepse ndoshta mund edhe të mos shkarkohet andaj është mirë që informacionet të mos dalin. Të gjitha seancat tjera duhet të jenë të hapura për publikun”, deklaroi Janaki Mitrovski, avokat.

Mitrovski tha se pas këtyre ngjarjeve pret që besimi i qytetarëve në gjyqësor i cili u përgjysmua vitin e kaluar nga 8 për qind në 4 për qind, këtë vit bjerë në 0 për qind. Meqë “shumica” e re e Këshillit Gjyqësor disa herë përmendi letrën e Aggeler, ngelet të shihet në qoftë se tonet qortuese të ambasadores amerikane për gjykatësit që kanë mundësuar vjetërsimin e lëndëve të profilit të lartë do të merren parasysh nga kryetari i ri, dhe do të iniciohet shkarkim i atyre gjykatësve. /Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori