Disa thënie e urtësi të vjetra nuk mund t’i tejkalojë as teknologjia më e re, prandaj lexoni se cilat këshilla të gjysheve dhe gjeneratave më të vjetra ia vlen të dëgjohen kur është fjala për kuzhinën.
1. Që biskotat të mbesin të freskëta sa më gjatë, dëgjoni këshillën e gjyshes dhe në fund të enës vendosni pak letër.
2. Nëse në kripë krijohen grumbuj të ngurtë, hidhni disa kokrra oriz, sepse do të absorbojnë lagështinë.
3. Për t’i larguar nga gishtat njollat nga pastrimi i pemëve (si dredhëzat), fshini me pataten e qëruar ose i lani në uthull.
4. Që sallata e gjelbër të qëndrojë sa më gjatë e freskët, mbështilleni me një pecetë letre dhe lëreni në frigorifer.
5. Buka do të qëndrojë më gjatë e freskët nëse në qese vendosni pak selino. Nuk dihet pse buka qëndron më e freskët me selino, por ekspertë nga Life Hackery pohojnë që kjo ka efekt.
6. Nëse u duket që supa, gjella në tavë ose ndonjë ushqim tjetër i lëngshëm ka për së tepërmi yndyra, kjo mund të zgjidhet me një kubëz akulli. Hidheni në supë dhe yndyrat do të mblidhen rreth tij dhe kështu do t’i nxirrni më lehtë me lugë.
7. Edhe pse nuk rekomandohet që vajin e njëjtë ta përdorni disa herë për të gatuar, ndonjëherë nuk kemi zgjidhje. Në këtë rast fërgoni në të pak xhenxhefil në fillim dhe ai do të mbledhë të gjitha aromat dhe shijet nga zierja e mëhershme.
8. Nëse ndodh që qumështi të tharbëtohet para skadimit të afatit, këtë mund ta parandaloni duke hedhur pak kripë në të.
9. Uji i cili është i vluar dhe ftohur do të ngrihet më shpejt se ai direkt nga rubineti. Kjo është informatë e dobishme nëse keni ndonjë festë dhe ju mungon akulli. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën