LAJMI I FUNDIT:

Kerry: Mund t’i rrëzonim avionët rusë

Kerry: Mund t’i rrëzonim avionët rusë

Incidenti i së martës në Detin Baltik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë është komentuar edhe nga Sekretari amerikan i Shtetit.

John Kerry tha se ushtria amerikane kishte të drejta të plota për të rrëzuar avionët rusë që fluturuan shumë pranë luftanijes amerikane.


Sipas zyrtarëve amerikanë këto fluturime ishin mes akteve më agresive të kohëve të fundit. Marinarët e anijes amerikane publikuan video të incidentit dhe sipas tyre avionët rusë kaluan shumë pranë anijes të paktën 12 herë.

“Ne e dënojmë këtë sjellje provokuese. Ishin veprime mjaft të rrezikshme dhe sipas rregullave të vendosura mund t’i kishin rrëzuar dy avionët”, tha Kerry, i cili nuk komentoi më tej se pse nuk ishin sulmuar avionët.

Sipas, ministrisë ruse të Mbrojtjes, avionët luftarakë Su24 shmangën anijen luftarake USS Donald Cook sapo e panë atë duke respektuar çdo standard sigurie.

Ministria ruse gjithashtu tha se anija amerikan po lundronte në afërsi të një baze detare ruse. Sipas Rusisë, por edhe SHBA, avionët rusë nuk ishin të armatosur.

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori