Në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), sot me prodhuesit e sektorit të ujit është diskutuar për taksën e ujit.
Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, tha se së bashku me Klubin e Prodhuesve t’i japin një zgjidhje faturimit për taksën ujore.
Ai tha se ka pasur shumë keqkuptime të cilat pa drejtësisht janë adresuar, ku sipas Rukiqit po falen borxhet me shifta të caktuara , por në fakt nuk është falë asgjë.
“Kjo të merr një epilog, bizneset janë në paqartësi. Edhe qeveria ka një problem të caktuar që nuk i mbledh këto mjete ose taksa”, tha Rukiqi, duke shtuar se sot në mungesë të përfaqësuesve të MMPH-së mbeten të hendikepuar për të pasur një qëndrim më të qartë.
Sipas tij, ndër pesë çështjet prioritare të Odës mbetet edhe zgjidhja e problemit të taksës ujore.
Bashkim Osmani, kryetar i Shoqatës së Prodhimit të Pijeve alkoolike dhe jo-alkoolike, ka thënë se këto probleme po vazhdojnë me vite.
“Problemi kryesor me institucionet është taksa e lartë e ujit. Problemi ka qenë me retroaktiven, shumë biznese sot përballen me gjykata. Është e vërtetë se nuk janë paguar taksat, por kjo ka qenë për arsye se ka qenë taksë e lartë, dhe as unë nuk e kam paguar. Janë falur borxhet kushtimisht, por jo ajo shumë prej mbi 50 milionë euro. Ne jemi të gatshëm me paguar taksën ujore, por na duhet me u pajisur me leje ujore”, ka thënë Osmani.
Vëllaznim Osmani nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, ka thënë se shumë herë kanë qenë afër zgjidhjes së problemit të taksës ujore, por ndryshimet e shpeshta në Qeveri e kanë bërë të pamundur.
“Me anë të një udhëzimi administriv në vitin 2016 një prej kërkesave, ka qenë të filloj faturimi, ndërsa sot jemi në vitin 2018, mirëpo askush nuk e di sakt sa është borxhi, dhe ende po vazhdon ky problem”, theksoi ai duke shtuar se sektori i prodhimit të ujit padrejtësisht etiketohen fajtor.
Ndërsa, prodhuesi Visar Kelmendi ka thënë se sot e 13 vjet vazhdon problemi i faturimit të resurseve të ujit dhe legalizimit të këtij sektori.
“Ne kemi pranuar të legalizohemi, por jo në formën si ka dëshiruar Qeveria. Ky borxh sipas nesh është inekzistent. Ky borxh është i vjetër dhe nuk ekziston. Në vitin 2016 nëpërmjet një udhëzimi administrativ, është një nen, neni 12, që është famëkeq për borxhet. Andaj kërkojmë me ngulm që të na i dërgojnë faturat dhe kërkojmë legalizim. Kryeministri Ramush Haradinaj mori një vendim, por presionin politik që e pati, ai vendim nuk gjeti zbatim, sepse e quajtën kryeministrin hajn, po ashtu edhe neve në quajtën hajn dhe të pa përgjegjshëm. Më së paku është faj tek ne, problemi është në qeveri”, ka thënë Kelmendi.
Është raportuar se Qeveria ka falur borxhet e prodhuesve të ujit rreth 60 milionë euro, prodhuesit e kanë kundërshtuar këtë shifër të borxhit dhe është zbatuar as një vendim për faljen e borxheve. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Matematikë e thjeshtë, Nissan X-Trail i ri “00” - Auto Mita
LISTA
Sa kushton Kontrata Kolektive?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore