Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi.
Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin e deritashëm, si dhe thellimin e bashkëpunimit mes ATK-së dhe Drejtorisë se Tatimeve të Shqipërisë në fushat me interes të përbashkët, me qëllim të rritjes së efikasitetit gjatë proceseve të punës, përfshirë këtu edhe krijimin e qendrës së përbashkët të trajnimeve për çështjet tatimore dhe doganore.
Imeri foli edhe për vizitën që do të zhvillohet gjatë këtyre ditëve në Shqipëri. Gjithashtu, është diskutua edhe ideja e krijimit të një studimi të efekteve tregtare në mes të bizneseve të të dyja vendeve, me qellim të informimit të drejt për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit dhe nxitjes së investimeve të përbashkëta.
Të dyja palët u pajtuan që të angazhohen në ruajtjen dhe rritjen e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve, në funksion të transparencës dhe efektivitetit të shërbimeve, zbatim të barabartë dhe të njëtrajtshëm të ligjeve tatimore dhe marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë, si dhe një angazhim për kushte më të mira për veprimtarinë e përmbushjes tatimore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City