Kërkohet nga Liga Premier që të anulohet xhiroja në prag të Kupës së Botës – lëndimet janë të paevitueshme

Zyrtarëve të Ligës Premier u është kërkuar që të anulojnë raundin e fundit të ndeshjeve përpara Kupës së Botës.
Lëndimet kanë filluar të grumbullohen për Anglinë e Gareth Southgate dhe kombëtaret e tjera.
Ben Chilwell u bë ylli i fundit i Tre Luanëve që ka pësuar lëndim përpara turneut të këtij muaji në Katar, pasi pësoi një lëndim në muskul në fund të fitores 2-1 të Chelseat ndaj Dinamo Zagrebit.
Ekipet e Ligës Premier kanë ende dy ndeshje për të luajtur, me raundin e fundit që do të zhvillohet më 12 dhe 13 nëntor – vetëm një javë para fillimit të Kupës së Botës.
Ish-mesfushori i Tottenhamit, Jamie O’Hara, mendon se një mënyrë për të shmangur lëndimet e mëtejshme është që të anulohet raundi i fundit i ndeshjeve.
O’Hara tha për talkSPORT: “Anuloni raundin e fundit të ndeshjeve në Ligën Premier, jepu atyre pak hapësirë”.
“Liga Premier duhet ta bëjë këtë, ose lojtarët duhet të përballen me lëndimet. Ky është problemi me Ligën Premier. Gjithçka ka të bëjë me paratë, gjithçka ka të bëjë me marrjen e të ardhurave. Lojtarët nuk mbrohen”.
“Është kaq e thjeshtë. Ka shumë ndeshje dhe shumë lëndime dhe Anglia do të vuajë”, ka vazhduar ai.
Ka edhe ndeshje të Carabao Cup që do të luhen në mes të ndeshjeve të ligës.
SunSport ka zbuluar ekskluzivisht se shpresa e Chilwell për të luajtur në Kupën e Botës ka marrë fund pasi ai u largua nga “Stamford Bridge” me paterica.
Shoku i skuadrës së bluve, Reece James tashmë është i vendosur të mungojë në skuadrën e Southgate.
Dhe dyshja e Manchester Cityt, Kyle Walker dhe Kalvin Phillips po garojnë për të qenë në formë.
Ndërkohë, sulmuesi i Evertonit, Dominic Calvert-Lewin gjithashtu nuk ka gjasa të rikuperohet në kohë.
Southgate tani do të djersitet për pjesën tjetër të yjeve të Anglisë ndërsa përgatitet të emërojë skuadrën e tij përfundimtare.
Ka probleme edhe për vendet e tjera, me Korenë e Jugut potencialisht pa kapitenin dhe yllin Son Heung-min për shkak të një frakture të syrit.
Franca ka marrë gjithashtu një goditje këtë javë me lajmin se ylli i Juventusit, Paul Pogba është jashtë turneut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri