LAJMI I FUNDIT:

Kërkohen zgjidhje për zhvillim të qëndrueshëm në Ohër

Kërkohen zgjidhje për zhvillim të qëndrueshëm në Ohër

Aktivistët e Qendrës për hulumtime dhe informime për ambientin jetësor ”Eko-Svest”, kërkon takim me përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale në Ohër, për t’u hapur bashkëpunim për gjetje të zgjidhjeve për zhvillim të qëndrueshëm në Ohër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Eko-Svest” shpreson se do të gjindet një zgjidhje për zhvillimin e rajonit të rëndësishëm për nga turizmi, zgjidhje që do të jenë të pranueshme për të gjitha palët e përfshira.


Ata përmendin rastin e profesor Stefan Buzharovski nga Universiteti i Manchester-it, në lidhje me transportin e qëndrueshëm për parkun e Galiçnikut, ku sipas tyre, duhet të zbatohet një model i qëndrueshm ekologjikisht./Telegrafi/