Kërkohej për vrasje të rëndë, shtetasi malazez ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 21 maj 2026 është realizuar ekstradimi nga Gjermania në Kosovë i një shtetasi malazez, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar.
Sipas njoftimit, ekstradimi është bërë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.
Policia bën të ditur se i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane, pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.
“I njëjti kërkohej… për veprën penale ‘vrasje e rëndë’ dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë”, thuhet në njoftim.
Sipas Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar në bazë të legjislacionit në fuqi dhe në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre gjermane.
Pas ekstradimit, i dyshuari i është dorëzuar njësive përkatëse policore për vazhdimin e procedurave të mëtejme ligjore.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor do të vazhdojë shkëmbimin e informatave me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë, me synim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e aktiviteteve kriminale, si dhe gjurmimin dhe arrestimin e personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit. /Telegrafi/











































