LAJMI I FUNDIT:

Kërkimi për largim shkon në tjetër nivel, tifozët e Unitedit sulmojnë shtëpinë e drejtorit Ed Woodward

Kërkimi për largim shkon në tjetër nivel, tifozët e Unitedit sulmojnë shtëpinë e drejtorit Ed Woodward

Drejtori i Manchester Unitedit, Ed Woodward ka qenë viktimë e protestave të tifozëve të zemëruar të klubit në shtëpinë e familjes së tij.

Mediumi The Sun tregon fotografi tronditëse të një bande prej rreth 20 tifozëve me kapuç – disa prej të cilëve besohet se janë anëtarë të grupit famëkeqe të huliganëve “Men In Black” të Unitedit – duke synuar rezidencën e Woodward e cila vlen dy milion funte.


Bandat e tifozëve u mblodhën jashtë portave të mëdha në hyrje të pronës së drejtorit të klubit të martën natën.

Tifozët e Unitedit me protestë interesante, një pankartë nga aeroplani kërkon largimin e drejtuesit Ed Woodward
Lexo po ashtu Tifozët e Unitedit me protestë interesante, një pankartë nga aeroplani kërkon largimin e drejtuesit Ed Woodward

Woodward, gruaja e tij dhe fëmijët nuk besohet të kenë qenë në shtëpi gjatë incidentit.

Dhe kur askush nuk u përgjigj, ata filluan të gjuajnë me bojë të kuqe mbi dyer, ashtu sikurse edhe me fishekzjarrë, të cilat i gjuanin në oborr.

Një burim i tha The Sun se Woodward nuk ka punuar dhe duhet të largohet.

“Woodward ka qenë një katastrofë si drejtor ekzekutiv dhe duhet të largohet nga klubi”.

“Shumë njerëz e kanë thënë atë, por ai duket se nuk e dëgjon – ndoshta sepse ai po paguhet katër milion funte në vit”.

“Kështu që vendosëm t’i bëjmë një vizitë për t’i thënë në fytyrë atij. Ne nuk kemi biseduar me të, por shpresojmë se ai do ta marrë mesazhin sepse nuk do të largohemi dhe nuk do të qëndrojmë duarkryq ndërsa klubi ynë është shkatërruar”, ka thënë ky burim i The Sun. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori