LAJMI I FUNDIT:

Kërkimet për policët e zhdukur, FSK s’mund të dalë në territorin e Maqedonisë pa lejen e Shkupit

Kërkimet për policët e zhdukur, FSK s’mund të dalë në territorin e Maqedonisë pa lejen e Shkupit

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Refki Suma, ka bërë të ditur, se ende nuk ka asgjë të re lidhur me dy policët e humbur mbrëmë pas një aksidenti në magjistralen Kaçanik- Hani i Elezit.

Ndërkohë që kërkimet për dy policët e zhdukur pas rënies në lumin Lepenc nga rrokullisja e veturës janë duke vazhduar, Suma ka thënë për KosovaPress se FSK nuk mundet të dalë në territorin e Maqedonisë pa leje të autoriteteve maqedonase në vendin ku po dyshohet se mund të gjendjen trupat e dy policëve.


“Policia maqedonase dhe ajo kosovare kanë bashkëpunim mes vete. Ata mund të kontrollojnë/ patrullojnë 5 kilometra në territore respektive. FSK nuk mundet me dalë pa leje të autoriteteve maqedonase në territorin e Maqedonisë në vendin ku po dyshohet se mund të gjendjen trupat e dy policëve të humbur mbrëmë pas një aksidenti në magjistralen Kaçanik- Hani i Elezit”, ka theksuar kryetari Suma.

Komuna e Hanit të Elezit sot përmes një postimi në ueb-faqen e saj ka kërkuar nga banorët që t’iu dalin në ndihmë ekipeve të kërkim-shpëtimit.

“Kemi pa një mobilizim të mirë nga ana e qytetarëve ata na janë vënë në ndihme. Edhe unë vetë deri pak më parë isha pjesë e kërkimit të dy policëve”, tha Suma.

Përveç zhytëse të FSK-së, Policisë së Kosovës, në kërkim janë angazhuar edhe mjete të rënda si dhe nga ajri zona është vëzhguar nga KFOR-i me anë të helikopterëve.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, i cili ka thënë se ende nuk kanë informacione të sakta se si ka ndodhur aksidenti i dy policëve mbrëmë rreth orës 20:45. Sipas tij, aksidenti ka ndodhur në një vend ku rruga është e papërshtatshme.

Ndërsa, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë, Naim Rexha, theksoi se kërkimet për dy policët kishin nisur mbrëmë menjëherë pas aksidentit, për t’u ndërprerë rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm, për të nisur përsëri në orën 09:00

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori