LAJMI I FUNDIT:

Kërkesa të reja për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Kërkesa të reja për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Aktualizohet përsëri çështja e ndryshimeve të mundshme në Kodin Zgjedhor ose eventualisht në sistemin zgjedhor. Nga Partia për Ripërtëritje Demorkatike kërkojnë rishikim të legjislaturës zgjedhore.

Nga LSDM-ja thonë se mbeten në qëndrimin se ndryshime ligjore ose sistemore për zgjedhjet janë të nevojshme por nuk kanë marrë hapa konkret për debat me opozitën dhe partitë tjera.

“Sigurisht, i dini angazhimet tona si LSDM. Ne mbetemi në atë që është bindja jonë. Gjithsesi për këtë duhet të ketë pajtim nga të gjithë aktorët politik në kuadër të Kuvendit”, tha Kostadin Kostadinov.

Për OBRM-PDUKM-në, rikthimi i kësaj teme javë më parë nga Presidenti Stevo Pendarovski është tentim për të shpërqëndruar opinionin.

“Ajo që është e qartë, është se këto matës të reagimeve u lëshuan nga personi i dytë I Zoran Zaevit, presidenti I vendit Stevo Pendarovski vetëm me qëllim të defokusimit të problemeve reale nga katastrofa ekonomike dhe kataklizmi që e ka shkundur vendin por edhe nga veprat e këtilla shumë të dyshimta dhe kriminale të cilat e prekin çdo ditë këtë pushtet- deklaroi Naum Stoillkovski, zëdhënës i OBRM-PDUKM-së.

KSHZ-ja muaj më parë kishte njoftuar se po përgatit sugjerime konkrete të cilat do të dorëzohen në Ministrinë e Drejtësisë për eliminimin e paqartësive ose vështirësive që shkakton legjislatura në zbatimin e zgjedhjeve. Megjithatë, nga ky institucion njoftojnë se një gjë e tillë nuk është bërë akoma.

Ideja e ndryshimeve të mundshme në Kodin Zgjedhor ose sistemin zgjedhor në përgjithësi edhe hedhur në opinion në vazhdimësi por partitë akoma nuk kanë arritur të dakordohen për ndryshime të më mëdha se aspektet më të vogla teknike të zbatimit të zgjedhjeve. Problematike është çështja e numrit të njësive zgjedhor dhe listat e hapura për deputetët në zgjedhjet parlamentare.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori