LAJMI I FUNDIT:

Kërcënoi me vrasje policin e trafikut, arrestohet një i dyshuar në Pejë

Kërcënoi me vrasje policin e trafikut, arrestohet një i dyshuar në Pejë
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasditen e së martës në rrugën “Konferenca e Bujanit”, në Pejë, për shkak se dyshohet se ka kërcënuar me vrasje një zyrtarë policor.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes për çka edhe ishte ndaluar.


Në momentin kur ai ishte ndaluar, kishte kanosur njërin nga zyrtarët policorë me vrasje.

“Rr. Konferenca e Bujanit, Pejë 19.01.2021-16:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke drejtuar veturën kishte bërë tejkalim të shpejtësisë, por kur  ishte ndalë nga njësiti policor i dyshuari e kishte kanosë me vrasje njërin prej zyrtarëve policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rast vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/