LAJMI I FUNDIT:

A keni dëgjuar për metodën 50/70? Për t’u bërë i shkathët në joshje, është e nevojshme të mësoni këtë rregull

A keni dëgjuar për metodën 50/70? Për t’u bërë i shkathët në joshje, është e nevojshme të mësoni këtë rregull

Kjo mënyrë e sorollatjes gjithmonë funksionon – për t’u gjendur në gjysmën e rrugës!

Edhe pse flirti duket si një ide e thjeshtë, ndonjëherë thjesht nuk është e lehtë të bëhet hapi i parë kur na pëlqen ndonjë person.


Ekzistojnë njerëz të cilëve joshja u shkon për dore, ndërsa të tjerët, megjithatë janë “të ngathët” në situata të tilla, dhe nuk dinë se si në mënyrën e përshtatshme t’ia bëjnë me dije mashkullit që po i pëlqen, transmeton Telegrafi.

Pikërisht për këtë po ju sjellim një taktikë, e cila flirtin do t’jua bëjë më të lehtë dhe më argëtues. Dhe kur ta provoni do ta shihni që është gjithsesi efikase.

Tara Fields, autore e librit “The LoveFix“, ua zbulon femrave që për joshjen e meshkujve të cilët u pëlqejnë nuk u duhet taktikë sulmuese, as teknikë të praktikuara.

Në të vërtetë, ajo thekson se është më e rëndësishme të lini përshtypje të një personi të natyrshëm, ndërkaq mashkullit bëjani me dije që ju intereson. Këtë do ta arrini me ndihmën e rregullës 50/70.

Cila është rregulla 50/70?

Edhe pse në shikim të parë tingëllon si ndonjë formulë matematikore, të cilën duhet zgjidhur, në të vërtetë fjala është për kontaktin e vetëdijshëm me sy.

Në të vërtetë, studimi të cilin e kanë bërë hulumtuesit e Universitetit në Michigan, ka treguar që shikimet e drejtuara ndaj partnerit mund të jenë sinjal i interesimit dhe i besimit.

Konkretisht, kjo do të thoshte që mashkullit i bëni me dije jo vetëm që ju pëlqen fizikisht, por edhe që jeni të gatshme për të biseduar.

Si funksionon?

Sipas kësaj rregulle, për të qenë flirti i suksesshëm, dhe për të arritur balancën midis besimit dhe interesimit, gjatë bisedës duhet shikuar mashkullin në sy 50 për qind të kohës derisa flisni dhe 70 për qind të kohës derisa e dëgjoni. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Si ta zgjidhni emrin e maces suaj që ajo t’i përgjigjet thirrjes?

Si ta zgjidhni emrin e maces suaj që ajo t’i përgjigjet thirrjes?

Kërshëri
Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona

Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona

Stil
Kalo në kategori