LAJMI I FUNDIT:

Këngëtarët e rinj që sollën risi në muzikën shqiptare (Video)

Këngëtarët e rinj që sollën risi në muzikën shqiptare (Video)

Muzika shqiptare ka pësuar ndryshime të mëdha viteve të fundit.

Artistë të rinj u futën në treg duke sjell risi në tregun muzikor shqiptar, transmeton Telegrafi.


Ardhja e tyre në skenë dhe sjellja e rrymave dhe stileve të reja në vendin tonë, bëri që këta artistë të rinj edhe në moshë, të lënë nën hije kolegët e tyre që pas vetes kanë vite të shumta karrierë.

Do të fillojmë me Era Istrefin, e cila me bashkëpunimin me Ledrin pushtoi toplistat muzikore në të gjitha vendet shqipfolëse ndërsa së fundmi me projektin “BonBon” arriti të futet edhe në tregun ndërkombëtar. Këngëtarja ka nënshkruar kontratë me kompaninë “SonyMusic” për albumin e saj të ardhshëm, i cili do të punohet nga producenti Big Bang.

Lindon Berisha, artisti i ri nga Shkupi ishte ndër këngëtarët më të kërkuar gjatë verës 2015. Ai dhe Adrian Gaxha në bashkëpunimin e titulluar “Kalle” u ndëgjuan jo vetëm nga shqiptarët duke kaluar kufijtë edhe te publiku i huaj.

Lindoni veç zërit të veçantë solli risi edhe me pamjen e tij. Mjekrra e gjatë, me të cilën ai u paraqit në videoklipin e këngës “Kalle” sot është ndër më të preferuarat edhe nga meshkujt e tjerë të estradës.

“Asnihere” titullohet projekti i tij i fundit në bashkëpunim me Adrian Gaxhën që ka arritur më shumë se gjashtë milionë klikime në kanalin “Youtube”, ndërsa për Telegrafin këngëtari ka paralajmëruar se brenda pak javësh do të vijë me një projekt solo.

Kida, emri i vërtetë, i së cilës është Orhidea Latifi, është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera të momentit dhe ndër më të kërkuarat në koncerte brenda dhe jasht vendit.

18-vjeçarja së fundmi solli bashkëpunimin me këngëtarin Ermal Fejzullahu, këngë kjo, e cila mori pëlqyeshmërinë e madhe të publikut.

Një tjetër anëtar i “On Records” që bëri bujë me projektet e tij, është edhe reperi Mozzik.

Gramoz Aliu, i cili kohëve të fundit ishte ndër më të përfolurit e medias rozë, ka sjell disa bashkëpunime dhe një projekt solo, që u shndërruan në hite duke lënë pas kolegët e tij reperë që kanë disa vite karrierë.

“Eja eja” titullohet projekti i fundit i këngëtarit të ri Butrint Imeri. Artisti që famën e arriti me bashkëpunimin me Real 1 dhe Dj Blunt në këngën “Ki me lyp” ka arritur që shumë shpejt të fitojë zemrat e publikut shqiptar duke u bërë edhe ndër më të pëlqyerit e femrave.

Butrinti ka më pak se një vit në treg dhe deri më tani ka sjell tre këngë hite. 20 vjeçari ka paralajmëruar se kjo verë do të jetë edhe më e fuqishme pasi parashikohet që të publikoj disa bashkëpunime me artistë të suksesshëm.

Një tjetër reper që solli risi me projektet e tij është edhe artisti nga Peja, Asdren Gjikolli.

Asdreni që në publik njihet si Gjiko me projektin e tij “Si me def” u radhit në mesin e më të pëlqyerve të publikut.

Ai për një kohë të shkurtër arriti të sjell edhe disa bashkëpunime me këngëtarë të mëdhenjë të skenë sonë, ndërsa ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë me disa projekte të reja./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Publikon pamjet - ministri Çeku tregon se si do të duket Teatri i ri Kombëtar

Publikon pamjet - ministri Çeku tregon se si do të duket Teatri i ri Kombëtar

Magazina
Bëri valixhen gati dhe kërkoi që ta linte shtëpinë, Erjola Doçi mes lotësh: Kam kaluar dhunë fizike në jetë, presionin nuk e duroj dot

Bëri valixhen gati dhe kërkoi që ta linte shtëpinë, Erjola Doçi mes lotësh: Kam kaluar dhunë fizike në jetë, presionin nuk e duroj dot

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori