LAJMI I FUNDIT:

Kënga “Meant to be” e Bebe Rexhës thyen rekordin e Billboard, qëndron në top listë për një vit të tërë

Kënga “Meant to be” e Bebe Rexhës thyen rekordin e Billboard, qëndron në top listë për një vit të tërë

Më 23 tetor të vitit 2017, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, dhe grupi i famshëm, Florida Georgina Line, publikuan këngën “Meant to be”.

Kjo këngë e zhanrit ‘country’ është pëlqyer në mbarë botën, teksa për vetëm brenda një viti, ka arritur mbi 600 milionë klikime në kanalin YouTube.


Duke qenë kaq e pëlqyer, kjo kënga ka thyer edhe rekordin e vitit, pasi është kënga e vetme këtë vit që përgjatë një vitit të tërë ka qëndruar në Billboard.

Për javë të tëra, “Meant to be” ka qenë në vendin e parë, teksa më pas është pozicionuar edhe në vende të tjera.

Bebe Rexha (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Njëherësh, “Meant to be” është ndër të paktat këngë që brenda dekadës së fundit e ka arritur këtë sukses.

E lumtur për këtë gjë, këngëtarja shqiptare publikoi në Instagram një fotografi nga lajmërimi i Billboard, teksa shkruante në mbishkrimin e saj “Kjo dekadë”.

View this post on Instagram

This decade. #Grateful

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on Oct 23, 2018 at 8:54am PDT

Bebe Rexha ka qenë shumë e suksesshme edhe këtë vit, duke nxjerr në shitje albumin e saj të ri “Expectations”, që është pritur shumë mirë nga fansat.

Bebe Rexha bart vathët me simbolin e shqiponjës në veshët e saj
Lexo po ashtu Bebe Rexha bart vathët me simbolin e shqiponjës në veshët e saj

“I’m a mess” është kënga hit e albumit, e cila ka marrë mbi 150 milionë klikime në YouTube, ndërsa ende është pjesë e top listave britanike dhe amerikane.

Dita-ditës, Bleta (emri i vërtetë i këngëtares), po e vërteton se është një nga shqiptaret më të suksesshme në tregun e huaj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Kalo në kategori