Eni Koçi i ka paralajmëruar fansat e saj se këngën e re do ta lansojë gjatë muajit shtator.

Këtë njoftim këngëtarja e ka bërë gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e saj në InstaStory.


"Projekti i ri edhe pak përfundon dhe publikohet në shtator... A jeni gati?", i ka pyetur Eni fansat në postimin e saj.

eni (Foto: Instagram/enikociiii)

Ndërsa në pyetjen e njërit prej tyre se a është fjala për bashkëpunim, ajo është përgjigjur: "Jo, nuk është bashkëpunim, por është një projekt i veçantë".

Bashkëpunimi me Lindon Berishën, "Bella", është një prej realizimeve më të fundit të Enit që u publikua në muajin korrik. /Telegrafi/