Kënga e Elhaidës mirëpritet edhe në “Eurovision in Concert” (Video)

Elhaida Dani mbrëmjen e të shtunës këndoi këngën “I’m Alive” edhe njëherë drejtpërdrejtë në Amsterdam, ku është mbajtur koncerti “Eurovision in Concert”.
Kënga e saj është mirëpritur mirë, ndërsa menjëherë gazetarët e kanë intervistuar përfaqësuesen e Shqipërisë.
Krahas këngëtares shqiptare, kanë sjellë krijimet e tyre edhe përfaqësuesit e Greqisë, Suedisë, Gjeorgjisë e Serbisë.
Aktualisht kënga “I’m Alive” është e dyta me klikime nga gjithsej 39 këngët që sivjet marrin pjesë në garën e Eurovisionit. Pas Rusisë që numëron mbi tre milionë klikime, kënga shqiptare sapo ka grumbulluar dy milionë klikime.
“I’m Alive” është kënga e cila përfaqëson Shqipërinë në ‘Eurovision Song Contest 2015’. Kompozitorët këngës janë Zzapp & Chriss, me tekst të Sokol Marsit dhe përkthim në anglisht të Linda Halimit.
Kjo këngë është vlerësuar si një këngë bashkëkohore, një këngë që përcjell një mesazh të fortë dhe gjithashtu duke mos lënë jashtë vlerësimet për vokalin e këngëtares.
Kënga do të vijë në tre versione, në Anglisht, Shqip dhe Italisht. Në Eurovision kënga do të këndohet në anglisht, ndërsa Elhaida do të jetë në skenë së bashku me këngëtaret Erga Halilaj, Olsa Papandili dhe Gerona Hyska. /KP/Telegrafi/


















































