LAJMI I FUNDIT:

Këndi i VAR-it tregon versionin e tyre mbi topin tek goli kontrovers i Japonisë ndaj Spanjës

Këndi i VAR-it tregon versionin e tyre mbi topin tek goli kontrovers i Japonisë ndaj Spanjës

FIFA ka konfirmuar se topi ka mbetur në lojë gjatë ndeshjes mes Japonisë dhe Spanjës të enjten mbrëma, në momentin kur u shënua goli i fitores.

Ao Tanaka gjeti rrjetën pak pas pjesës së parë për të siguruar një fitore të madhe 2-1 për Japoninë dhe vendin e parë përpara Spanjës në grupin e tyre. Pavarësisht se mundi Kosta Rikën me rezultat 4-2 në ndeshjen tjetër të grupit, Gjermania u eliminua nga turneu me gol-diferencë.


Shumë tifozë besojnë se goli i Tanaka nuk duhej të qëndronte pasi topi dukej se doli jashtë loje përpara se Kaoru Mitoma ta pasonte topin. Ndihmësi i gjyqtarit fillimisht sinjalizoi daljen e topit jashtë vijës së fundit përpara se zyrtarët e VAR-it të zbulonin se një pjesë e vogël e topit ishte ende në lojë.

FIFA tani ka publikuar një imazh – i cili u shfaq në terren – për të vërtetuar vlefshmërinë e golit, por transmetuesi zgjodhi të mos e shfaqte atë. Kjo do të thotë që të gjithë ata që e shikonin ndeshjen në TV – përfshirë tifozët e shqetësuar të Gjermanisë – nuk e kishin idenë pse goli qëndroi.

Imazhi i publikuar nga dhoma e VAR-it e FIFA-s

Mediumi ITV, i cili transmetoi ndeshjen në Mbretërinë e Bashkuar, kaloi disa minuta duke parë në kënde të ndryshme të topit për të gjetur arsyen e pranimit të golit. Një kënd tregon distancën e qartë midis bazës së topit dhe vijës së bardhë, gjë që sugjeron se topi është jashtë lojës.

Megjithatë, ky kënd është i parëndësishëm. I vetmi kënd që ka rëndësi është ai nga drejtpërdrejt mbi topin, i cili tregon se një pjesë e vogël e tij ishte në lojë.

Sipas rregullave të FIFA-s, i gjithë topi duhet të jetë jashtë vijës së bardhë që ai të konsiderohet jashtë loje.

Zyrtarët e VAR-it ishin në gjendje të konfirmonin topin në lojë duke përdorur censurues të vijës së portës. Megjithatë, kjo nuk do ta ndalojë Gjermaninë dhe tifozët e saj të jenë kritikues. Rezultati i së enjtes mbrëma do të thotë se ata tani janë rrëzuar nga Kupat e Botës në fazën e grupeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori